
Një vizitë për të përkrahur rajonin kundër agjendave destabilizuese të Rusisë. Kështu po e sheh vizitën e shefit të CIA-s në rajon, ish-shefi i Ushtrisë Amerikane për Evropë, Ben Hodges. Në një bisedë për Gazetën Express Hodges është shprehur se beson që Administrata e SHBA-së është në dijeni të përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit dhe për t’i larguar nga rruga e integrimit.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve të Administratës Amerikane për të përkrahur aleatët në Ballkan dhe miqtë”, ka thënë Hodges për Gazeta Express i pyetur rreth arsyes për të cilën shefi i CIA-s ka vizituar Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën.
Një vizitë e një niveli të tillë është e rrallë në rajon dhe Burns gjatë takimeve të tij sigurisht ka lënë ndonjë porosi. Sipas Hodges, shefi i CIA-s e ka bërë të qartë nëpër takimet e zhvilluar se “asgjë e mirë nuk vjen nga një bashkëpunim më i afërt me Moskën”.
Për gjeneralin amerikan në pension, vizita e shefit të CIA-s në rajon lidhet me ndërtimin e një rezistence kundër dezinformatave ruse dhe ndikimeve kriminale të Moskës dhe për të inkuajuar më shumë afrimin e rajonit me Perëndimin.
Hodges shpreson që vizita e Burns do të ketë ndikim pozitiv sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që potencon se një vizitë e tillë “vjen me një përgatitje të madhe dhe ofrim i përkrahjes dhe inkurajimit”.
Sa i përket veprimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me veriun e vendit dhe për atë nëse është imperative që Kosova të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në në këtë periudhë të pasigurisë së madhe, Hodges thotë se mendon që është jetike që SHBA, BE dhe NATO të vazhdojnë përkrahjen për aspiratat e njerëzve të Ballkanit, që të jenë në gjendje t’i gëzojnë liritë e tyre dhe përfitimet e demokracisë.
Shefi i CIA-s, William Burns, ka qëndruar në Sarajevë, Beograd Sofje, Shkup, dhe ka realizuar gjithashtu edhe një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë. Më 22 gusht kreu i agjencisë së inteligjencës amerikane ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe mëngjesin e 23 gushtit është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Burns ka vizituar Kosovën në momentin kur raportet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së janë të pezmatuara. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier nuk ka ngurruar që të ngre alarmin për një gjë të tillë, duke thënë se kualiteti i aleancës është dëmtuar nga disa veprime të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
“Është e rëndësishme që ta sqaroj një çështje që disa na kanë thënë se është konfuze. Shumë prej jush keni parë raportime në media për disa dallime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me disa veprime dhe zgjedhje politike të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti. Siç kam thënë në një intervistë javën e kaluar, ne po përballemi me disa sfida të caktuara me Qeverinë e tanishme të Kosovës dhe këto sfida kanë ndikuar absolutisht në cilësinë e partneritetit tonë”, ka deklaruar Hovenier./GazetaExpress/
Sa shumë eksperta ka kjo botë. Gjëja më e keqe për një njeri do ishte ,me siguri, po të kuptonte i fundit që e ka lën mendja. Bam njëri bam tjetëri thua se do kërcas qiameti. Po cfarë mund të bëj Putin në Ballkan?. Asgjë. Dhe as që ka ndërnend të bëj dicka. Serbia dhe serbët?. Po kjo është letër e djegur për ta. Së pari Vucic. Njeri i korruptuar deri te zoti. Mbahet në front nga perendimorët. Pse?. Sepse është lehtë ta tërheqësh për hunde një njeri të tillë që e ushqen. Cfarë mund të bëjnë serbët për të destabilizuar Ballkanin. Asgjë. Frikën e kan në palcë që nga 1999-ta. Kan armiqë përrethë vetit që janë të uritur për revansh. Dhe ..., nuk kan njerzë. Jan vetëm 6 milion. Kan armiq përbrenda.Sanxhaku, Vojvojdina dhe mbi 15% e popullsis jo serbe. Një shtet i rrethuar nga forca ushtarake më madhe në botë - NATO. Pra krejtësisht e izoluar nga bota. Por prapë se prapë të gjithë pajtohen se Serbia na paraqet rrezikë. Nga ata që është e rrethuar dhe armatoset. Për cfarë arsyeje. Për ta bër për vete dhe ta largoshë nga Putin. Jo. Të gjithë aleatët kryesor perendimorë gjuajn gurin dhe mshefin dorën. Dhe tregojnë gishtin drejtë Putin. Politikë qesharake. Vështirë të predikosh se si do përfundoj ky lëmsh ama gëzohem së paku që nuk më kan lën mendët dhe asesi të jem i fundit.