Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar lidhur me situatën në Veri, ku ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas mediave të Kosovës, Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë thirrje që Serbia të reduktojë trupat në kufij me Kosovën sa më parë.
Berlini zyrtar kërkon që procesi politik i negociatave mes dy vendeve të vazhdojë urgjentisht.
“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.
Po Baba i Turqve shqip Erdogani pse nuke po flet?