Situata në Veri, Osmani: Vuçiçi po përpiqet ta zhbëjë paqen, por nuk do ta lejojmë

30 Shtator 2023, 16:10Rajoni TEMA
Situata në Veri, Osmani: Vuçiçi po përpiqet ta

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet ta zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Osmani në platformën ‘X’, ka shkruar se liria do të vazhdojë të mbizotërojë në rajon.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme.

Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.

 

2 Komente

  1. T
    Tim

    Sh mire. As mos t’u shkojje ndermend. Ndersa ketij rames se felliqur lerjani mesazhet “seen” se kshu e do ky

    1. A
      Askusha

      Ti nuk do ta lejosh? !!?? Eshte Nato...sa per tyy

      Lini një Përgjigje