Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për 10 vite

24 Prill 2025, 22:00Rajoni TEMA
Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, akuzohet se

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dalë para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij dhe përndjekje, pasi ajo kishte ikur tashmë në një strehë për gratë, bashkë me fëmijët e saj.

Sipas prokurores publike, periudha e dhunës ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet përpara se gruaja t’i tregonte për këtë një këshilltareje të AMS-së, e cila i gjeti asaj një vend në një strehë për gratë, në verën e vitit 2024.

Por vuajtja e gruas, e cila, sipas deklaratave të saj, ishte rrahur dhe kërcënuar nga burri, nuk përfundoi me kaq. I shoqi i ka zënë pritë për orë të tëra para strehës së grave dhe ka tentuar të kontaktojë me të dhe fëmijët aty, shkruan agjencia austriake e lajmeve apa.at.

Në vjeshtën e vitit 2024, atij ju vunë prangat dhe i pandehuri që atëherë ndodhet në paraburgim.

Në seancën që ka zgjatur pesë orë e gjysmë, i pandehuri mohoi përdorimin e vazhdueshëm të dhunës dhe pranoi vetëm një incident dhune. Çifti jetonte në Ëels deri në fund të vitit 2022, por më pas u zhvendos në Carinthia, ku, sipas aktakuzës, ai e po e izolonte gjithnjë e më shumë gruan, përcjell albinfo.ch.

I akuzuari pranoi dhe kërkoi falje për ngacmimet e vazhdueshme për të cilat akuzohej kur ajo tashmë jetonte në strehimoren e grave. Ai pretendon se ishte në një situatë të jashtëzakonshme dhe donte të shpëtonte marrëdhënien e tij.

Gjyqtari hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e shqiptarit, duke përmendur rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e kryerjes së një krimi, transmeton albinfo.at. “Familja e tij është më e rëndësishme për të se çdo pajtueshmëri ligjore,” përmblodhi gjyqtari në vlerësimin e tij.

7 Komente

  1. R
    Rezi

    Turp për titujt që vendosni, thuajeni që është shqiptar i Maqedonisë apo Kosovës që në titull. Veprime të tilla vetëm fantikët bëjnë. Burg dhe hiç mos të dalë!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Papa Kristo Negovani

      Eshte shtetas maqedonas oe gomere, nuk eshte shqiptar. Qe ka shqipetare si ky ka sa te duash, por nuk eshte ky rasti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drenioti

        Shkurt, prer,qartë, LEGEN BURR, SHPELLARËT NUK BËHEN NJERZ.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kuoloass

          cshqiptar or budallenj, turk maqedonie qe flet shqip. no burg te kalbet kafsha.

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleksander

            biles ky nuk eshte as maqedonas, ky eshte turk shqipfoles, qe per fat te keq na turperojne kudo qe shkojne

            Përgjigjjuni
            1. t
              tunjatjeta mono!

              Akoma nuk e dini mor gomere, te cilesoni perkatesite e njerzve, sic ben dhe gjithe bota dhe sic e trajtojme dhe ne, kur themi minoritar grek i Shqiperise., dhe ne rastin konkret, minoritar shqiptar i Maqedonise, kurse per kosovaret thuhet thjeshte kosovar, mbasi kosova eshte bere shtet.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dinjiteti

                Ne burg te ngordhi Primitiv

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje