
Greqia ka shlyer përfundimisht borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin hyri gjatë krizës së euros që shpërtheu në vitin 2010 dhe rrezikoi ta nxjerrë Athinën nga eurozona. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se e gjithë kredia është shlyer dy vjet më herët se afati i planifikuar fillimisht. “Është fundi i një epoke, i një kapitulli gri në historinë e vendit”, shkroi Mitsotakis në Twitter.
Kriza e borxhit grek tronditi Evropën për disa vite, duke arritur kulmin e saj në vitin 2015 me mosmarrëveshjen e kryeministrit të atëhershëm Tsipras dhe autoriteteve monetare, referendumin për planin e shpëtimit dhe marrëveshjen e papritur.
Athina i pagoi sot FMN-së këstin e fundit prej 1.9 miliardë euro të një kredie totale prej 32 miliardë eurosh dhe që pritej të shlyhej në muajt e parë të 2024-s. Falë kësaj shlyerjeje të parakohshme, Greqia do të kursejë 230 milionë euro interesa. Llogaritë publike të vendit, megjithatë, mbeten nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Fillimi i krizës përkoi me qeverisjen e Jorgo Papandreut dhe do ta çonte Greqinë në prag të falimentit. Pas marrëveshjes për hua ndërkombëtare, qeverisë iu desh duhet të aplikonte një plan shtrëngues të frikshëm që përfshiu privatizime, shkurtime ose ngrirje të pagave dhe pensioneve etj. Papunësia u rrit në 16%, ndërsa efektet e masave shtrënguese nuk po shiheshin.
Viti kyç, megjithatë, është 2015. Partia Syriza e drejtuar nga Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare me një program kundërshtimi të fortë ndaj recetës së "lotëve dhe gjakut" të Trojkës.
Greqia u bë simboli i atyre që kontestonin epërsinë e financave mbi vullnetin popullor. Dhe në qershor, Athina nuk e ktheu këstin e kredisë së FMN-së dhe iu desh të përballej me reagimin e ashpër të "skifterëve", veçanërisht të ministrit gjerman të ekonomisë Wolfgang Schauble, i cili ishte gati të përjashtonte Greqinë nga "klubi" i euros për të garantuar stabilitet financiar.
Tsipras bëri thirrje për një referendum për t'i paraqitur elektoratit planin e shpëtimit të propozuar nga Evropa. Plani u refuzua nga 62% e votuesve, por çuditërisht u pranua nga vetë Tsipras, çka solli dhënien e kredive që do t’i garantonin vendit mbijetesën financiare.
Sot Greqia ka ende një normë papunësie afër 13%, por shumë larg nga 22%-shi dramatik ku arriti në 2017.
Duhet te jeni me te sakte. Greqia e ka borxhin 230miliar euro. Ka paguar vetem interesat e borxhit pra rreth 32 miliard.
Sa merak ka publiku dhe shtypi shqiptar per nje vend te BE! Nderkohe, publiku shqiptar sheh me tmerr se sa mbrapa dynjase Turqia byrazere i katandisi dhe tani nen udheheheqjen e Legjendarit Global po can perpara me Kimeten shpetimtare si Bideni nga Afganistani. Gzuar ramazonin!
duhet lexuar mirë nga ata që kënaqen për sukseset e qeveriut tonë!! do të jemi ne që do paguajmë të gjithë mënçuritë e tij!! mos kujtoni se jemi amerika!! jemi një glasë mize në rruzullin toksor ku të gjithë të detyrojnë të paguash borxhet
hehehe beqir j janulles
Hahahahaaaa lajmi i hidhur per Arnautat, pini nga nje kafe Turke qe tju shkojne helmet posht. . Talaaaaaat me mire mos u ndiej se sa te perpelitesh nga e keqia. . E thoshnim prek kohesh, "kriza" e stisur Greke, sc erdhi (pa pandiher) keshtu dhe do te iki. Sepse nuk ishte ceshtje ekonomike, por politike.
Pershendetje e pergezime Greqise fqinje . Ec prepara qe te pelcasin turko-shqiptaret , qe kane mbi 10 vjet qe derdhin helm e vrer kunder Greqise , edhe pse aty jetojne 800 mije shqiptare . Suksese per vendin me natyren me te bukur ne bote , ku para 2500 vjetesh lindi demokracia dhe qe i ka dhene njerezimit zhvillim e perparim .
Cilet jane Turko-Shqiptaret debil mbeturin e propagandes se felliqur greke. Bera nje korigjim lidhur me borxhin.
po e sakte une dhe ti taulant kemi ne kurriz shume borxhe.
Greqia ka paguar vetem ...perqindjet...e borxhit...ose ne gjuhen e financave...interesin e borxhit....borxhi i Greqise mbetet prap i larte....Greqia nuk ka fuqine...ekonomike...industriale apo teknollogjine...te clirohet nga ky borxh gjigand...me Turizem...peshkim..apo me agrokulture...nuk dilet nga ai borxh ku eshte "zhytur"....prandaj mjaft me iluzione....Greqia eshte e "pjerdhur"....nuk ka qene ndonje here ndryshe....kur dihet se ka falimentuar 5 here si Shtet ne historine e saj 200 vjecare.....
Keni ne kurriz matrapikun e shume te tjere 300 evrosh....
Me falni qe po dal pak nga tema, por pardje ne fshatin ku jetoj une ketu ne Gerrqi, Papuse ja dogjen mjekrren me cakmak. Oh c´u kenaqem.