
Pasditen e sotme është dhënë alarmi për bombë në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit.
Pasagjerët janë evakuuar në hapësira të ndryshme jashtë aeroportit.
Në ambjentet e brendshme, vendi i është lënë forcave speciale të policisë të cilat po kryejnë kontrollet përkatëse për të shmangur rrezikun e mundshëm dhe rehabilitimin e situatës.
Ndërkohë, disa udhëtarë shqiptarë bëjnë me dije për "TemA" se gjenden në një avion të linjës ku po presin stabilizimin e gjendjes.
Lini një Përgjigje