
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti, ka thënë se këtë të diele të tre prillit nuk është raportuar në pjesën veriore të Kosovës asnjë incident.
“Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident. Kemi patrulla mjaftueshëm në kuadër të planit, por me rëndësi s’ka asnjë raportim për ndonjë incident”, tha Hoti.
Ndërkaq gjatë paradites, Policia ka njoftuar se janë krijuar pritje të gjata në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë, por situata është e qetë dhe stabile.
“Ndërsa referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave.
Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Rashkë për votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Po ashtu serbët nga Kosova do të votojnë në Tutin, Kurshumli dhe Vranjë.
Në zgjedhjet në Serbi për president garojnë tetë kandidatë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 19 lista.
Bravo Albin! I vure serbet ne rrest drejt Serise per te votuar. Kush rri e te degjoje Vuciqin pas kesaj, kur te thote se Kurti eshte njelloj si Millosheviqi qe vuri ne rresht kosovaret drejt Shqiperise... Kush rri e te degjoje Evropen qe Albini nuk eshte i zoti te gjeje nje zgjidhje si gjithe vendet e civilizuara. Me keqja eshte se kush rri e te degjoje mbeshtetesit e Albinit te Madh qe i tregoi vendin serbit. Kush rri e te degjoje analistet pro Albinit qe do na mbushin mendjen se Albini tregoi se Kosova eshte shtet. Kush rri e te degjoje analistet e Serbise qe do thone se Albini, nepermjet dredhive ordinere donte te detyronte Vuciqin te nenshkruante mevetesine e Kosoves, indirtekt. Kush rri e te shikoje dipllomatet amerikane qe nuk do flasin, por do veshtrojne njeri tjetrin te cuditur se si mund qe nje kryeminister te jete kaq ordiner. Ne fund do degjojme teori konspitatve qe nga ata qe do thone se Albini ne fakt beri ate qe donte Vuciqi.Ata do tone se ai i tregoi botes se shqiptaret nuk jane tolerante. Shqiptaret nuk respektojne pakicat. Ca te tjere do thone se Keto ky eshte qellimi strategjik i Vuciqit per te mos e njohur Kosoven. Kjo eshte thika qe Albini i fut Kosoves dhe jo vetem kosoves. Kjo eshte nje grusht ne brinje perpjekjeve te Amerikes dhe Evropes per ta qetesuar Ballkanin, nepermjet bisedimeve. Ca te tjere do thone se Albini po ndihmon Putinin qe ta "nxehi" Ballkanin deri ne pellcitje. Do thone e cnuk do thone1 Une per vehte mendoj se Albini kete rradhe e ka "dhjere" edhe me keq se sa kur e dhjeu qe doli kunder Rrambujese, se bashku me Sali Berishen. A mendon Albini se eshte me i mencur se Evropa dhe Amerika te marra se bashku, apo ben si i mencur per te justifikuar idjotesite se e ka koken nen rrotat e trenit, eshte nje diciture per te cilen do spekullohet vazhdimisht.
Ti Konfuzo-vic te duhet te mesosh nje gje , nje here e pergjithmone qe; Kosova eshte shtet sovran dhe respekton pakicat sipas normave nderkombtare duke i perfshire ne menyre te barabarte ne jeten politike-sociale , si dhe perfaqsimin e tyre. Serbia nuk ka asnje te drejte sovrane te organizoje zgjedhje ne territorin e Kosoves . Nqs kapselleku te ka bere Konfuz , ky nuk eshte faji as i shqiptareve e as i botes mbare. Shko bej klizmen te lirohesh e te kthjellohesh.
Marko, Mos u nnxe! Edhe une jam dakort se ne saje te UCK dhe Amerikes, Kosova fitoi lirine dhe u shkeput nga Serbia. Persa i perket ne se eshte shtet apo iluzion, vlen te diskutohet. Keto qe ben Kurti jane ose te dyshimta qe nuk kane te bejne me sovranitetin por me politiken serbe te baltosjes sone, ose jane armiqesore. Eshte ne interes te Serbit qe Kurti te mos bashkeveproje me Ameriken apo Evropen. Eshte ne interes te serbit qe Albini mos te degjoje keshillat e pescesh evropiane te quajtur Quinta. Eshte naivitet te mendosh se Albini kaq di dhe kaq ben. Vetem rusit dhe serbit i leverdis qe Ballkanin dhe Evropen ta bejne rrumpalle. A nuk ben kete Albini?