
Është hequr përsëri flamuri i Serbisë në Konsullatën e Minoritetit Kombëtar Serb në qytetin Varazhdin të Kroacisë, lajmëroi një organizatë serbe duke e dënuar si akt urrejtje.
Zëdhënësja Administratës së Policisë në Varazhdin të Kroacisë, lajmëroi se flamuri serb në këtë konsullatë ishte vjedhur, derisa flamujt e tjerë nuk ishin prekur.
Barbara Antoliç Vupora, anëtare e parlamentit kroat tha se e dënon fuqishëm një veprim të tillë, derisa e quajti aktin “vandalizëm”.
Ajo tha se duke e ditur se një gjë e tillë nuk është hera e parë që ndodh ndaj flamurit serb, “dikush po dërgon mesazh te disa qytetar se nuk janë të mirëseardhur këtu”.
“Jam e bindur se veprime të tilla nuk do të ndodhnin po t’u kishim mësuar tolerancë fëmijëve tanë në një moshë të hershme, por veprime si kjo në fakt tregojnë se kemi dështuar në këtë aspekt”, tha ajo, transmeton gazeta kroate “Jutarnji list”.
Ore pse nuk zemërohen kështu këto shoqatat serbe kur serbet heqin ose djegin flamurin e kombësive te tjera ne Ballkan ...
Ne vend te "derisa' duhet "ndersa". Keshtu do te vazhdoje derisa te mesojne shqip kosovaret.
Ne vend te "derisa' duhet "ndersa". Keshtu do te vazhdoje derisa te mesojne shqip kosovaret.
Ne vend te "derisa' duhet "ndersa". Keshtu do te vazhdoje derisa te mesojne shqip kosovaret.
Flamurin serb me se pari duhet ta heqin shqiptaret, per gjithe masakrat, pushtimet djegjet, shkaterrimet qe kane filluar nga shekulli 12-13-14 te kurorezuara me pushtimet e Stefan Dushanit te ndreprera pas shkaterrimit ne vitin 1371 dhe 1389 te ushtrive serbe nga Osmanet.Barbarite serbe rifilluan ne vitin 1878 dhe ne vitin 1912 deri ne luften e fundit.Nuk e di pse shqiptaret ja kane fut "gjumit" duke lene vetem Kroatet ne heqjen e flamurin te urryer serb.