Ish ambasadori tregon arsyet pse Vladimir Putin u referohet shqiptarëve

1 Prill 2022, 00:00Rajoni TEMA

Ish ambasadori tregon arsyet pse Vladimir Putin u referohet shqiptarëve

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Shaqir Vukaj i ftuar në “Ballkan” në Abc ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, por dhe marrëdhëniet Shqipëri-Rusi.

Vukaj tha se lufta do të sjellë ndryshime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ndërsa shtoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë të rëndësishëm për Rusinë, aq sa dhe vetë presidenti rus Vladimir Putin ju referohet shpesh.

Sipas tij çështja e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që vetë Putin të jetë i përqendruar tek shqiptarët.

Vukaj: Si shumë njerëz edhe unë nuk kam menduar se Rusia do të ndërmerrte një agresion, por nga ana tjetër gjithmonë kam patur mendimin se Ukraina duhet të mbajë një qëndrim neutral, pasi rreziqet kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Karadaku: Ukraina neutrale, kush e garanton paprekshmërinë e kufijve ukrainas?

Vukaj: Kjo luftë nxori në pah shumë gjëra, NATO kishte probleme, OKB çfarë roli ka sot? Ishte në gjendje të ndalonte luftën. Për mendimin tim kjo luftë do të sjellë ndryshime shumë të mëdha në luftë. Çfarë tregoi globalizimi, për shumë gjëra Europa nuk ka çfarë i bën Rusisë.

Karadaku: Po ne si i kemi marrëdhëniet, Shqipëria nuk është vend neutral, ne jemi pjesë e NATO-s?

Vukaj: Ne jemi shumë të rëndësishme për Rusinë. Putini i referohet shqiptarëve, sepse është problemi i Kosovës, është problemi i Serbisë. Sapo filloi lufta Putini foli për vullnetarë shqiptarë, e vuri theksin këtu se është problemi i Kosovës është problemi i Serbisë. Edhe para 3 ditësh Lavrov deklaroi që Kosova mos ngazëllehet nga lufta jonë.

8 Komente

  1. P
    Pravda

    ketij i paska bere Putini gjilperen ne koke

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Në bythë, vllajo, bë bythë. Atë gjilpërën e mishit, dhe Sha qirit i paska pëlyer

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama Zoni

      A u lodhe shume per kete analize te thelle ?

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        paske qënë ndyrësirë o shaqir vukaj!! i ndyrë deri në palcë!! pthu hale!

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          paske qënë ndyrësirë o shaqir vukaj!! i ndyrë deri në palcë!! pthu hale!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Druni

            Kështu e paske përfaqësuar Shqipërinë në Moskë ti? Bravo të qoftë!

            Përgjigjjuni
            1. O
              Osmani

              Hajde analize hajde...!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Monda

                Uuaaaaau, cfare na the oreee??!!!! Epo tani e vertetuam se sa i zoti eshte Shaqua. Po ku I kane pasur true ata qe e vendosen ambassador kete cope trunks, dhe ku(?)ne Moske. Une nuk kuptova asgje nga sa tha Shaqua, po Karadaku ka kuptuar ndonje gja?!?!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje