
Një gjë është e qartë nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia: Rusia ka dështuar në mënyrë spektakolare për të arritur ndonjë nga objektivat e saj strategjikë në një luftë që ajo besonte (sikurse shumica e botës) do të përfundonte brenda pak ditësh.
Ka shumë arsye për këtë dhe shumica janë diskutuar shumë nga mediat dhe ekspertët ushtarakë. Një arsye kryesore që është anashkaluar, megjithatë, është vlera e pamasë e Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare të SHBA-së, SPP.
Për gati 30 vjet, Ukraina ka qenë përfituese e një SPP-je me Gardën Kombëtare të Kalifornisë, e cila ndihmoi ushtrinë ukrainase të braktiste doktrinën ruse të luftës të Komandës së Përqendruar/Ekzekutimit të Përqendruar.
Në terma laikë, sipas një doktrine të tillë, të gjithë urdhrat burojnë nga lart dhe anëtarëve të rangut më të ulët u mohohet iniciativa. SPP ndihmoi Ukrainën (dhe shumë vende të tjera të ish-Traktatit të Varshavës) të përqafojnë doktrinën perëndimore/NATO të Komandës së Përqendruar/Ekzekutimit të Decentralizuar. Sipas kësaj doktrine, urdhrat vijnë ende nga nivelet më të larta, por oficerë të rinj dhe nënoficerët kanë lirinë e manovrimit kur bëhet fjalë për përmbushjen e misionit.
Dështimet e doktrinës ushtarake ruse
Në konfliktin aktual të Ukrainës, ka shembuj të shumtë për t’u përdorur, që tregojnë dështimet e doktrinës ruse. Dy të tillë bien në sy:
Kolona ushtarake ruse prej 60 kilometrash, e cila qëndroi e pa lëvizur për javë të tëra, me gjasë u urdhërua të “qëndronte në vend”; oficerët e rinj dhe nënoficerët vepruan pikërisht sipas udhëzimeve, duke parkuar në rrugë, duke qëndruar të ekspozuar dhe duke krijuar një makth rigrumbullimi.
Oficerët dhe nënoficerët e stërvitur nga perëndimi do të kishin ndjekur urdhrin e “ndalimit”, por gjithashtu do të kishin ndërmarrë hapa për ta ndarë formacionin në njësi më të vogla, për t’u larguar nga rruga, për të vendosur perimetra mbrojtëse dhe për të mbrojtur veten ndërsa prisnin urdhra të mëtejshëm.
Shembulli i dytë është numri i madh i gjeneralëve rusë të vdekur. Sipas Doktrinës Ruse të Ekzekutimit të Përqendruar, gjeneralët duhet të jenë përpara dhe të japin vazhdimisht direktiva/urdhra nëse ushtria e tyre do të lëvizë dhe veprojë në hapësirën e betejës. Të qenit kaq shumë përpara sigurisht që shoqërohet me rreziqe.
Flitet që ushtarët rusë i frikësohen më shumë lidershipit të tyre sesa armikut.
Dhe këtu qëndron problemi për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në vitin 2006, Serbia dhe shteti amerikan i Ohajos krijuan një SPP, por Serbia ka marrë pjesë vetëm pak. Në vend të kësaj, Beogradi i dha përparësi marrëdhënieve të tij me Moskën, duke ndërmarrë stërvitje të shumta, shkëmbime ushtarake dhe metoda të tjera bashkëpunimi.
Për shkak të kësaj, ushtria e Serbisë, në thelbin e saj, bazohet në doktrinën ushtarake ruse të Komandës së Përqendruar/Ekzekutimit të Përqendruar. Kosova, nga ana tjetër, është më e ngjashme me Ukrainën dhe Perëndimin.
Kosova hyri në SPP me Ioëa-n në vitin 2011. Që nga fillimi, lidershipi i Kosovës ishte tepër i përkushtuar dhe pranoi çdo mundësi trajnimi dhe angazhimi në dispozicion.
Në fillim, kishte më shumë se disa shembuj të liderëve të lartë në qeverinë amerikane që përpiqeshin të frenonin dëshirën dhe zellin e Kosovës për të mësuar dhe për të marrë pjesë.
Por falë kësaj SPP-je, Kosova është ndoshta një nga vendet më të shpejta në tranzicion në doktrinën dhe trajnimin ushtarak perëndimor. Sot, nënoficerët dhe oficerët e rinj të Kosovës janë të jashtëzakonshëm, ndoshta më të mirë se homologët e tyre në Serbi.
Të tregohemi të sinqertë, fajin e ka një lidership ushtarak serb që vazhdon të jetë i lidhur me një marrëdhënie ushtarake me Moskën.
Të sugjerosh se Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, është një forcë shumë e fortë luftarake, nuk është hiperbolë.
Në vitin 2016, gjatë një vizite në Kosovë, Ben Hodges, komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropën, më tha mua dhe nënkolonelit të FSK-së Rrahman Rama: “E pashë FSK-në të merrte pjesë në një stërvitje humanitare shqiptare. Ata ishin në një patrullë dhe reagonin ndaj kontaktit (një qëndrim ushtarak mbrojtës). Ata ushtarë dinë vërtet të luftojnë! Seriozisht, janë ndër më të mirët që kam parë.”
Hodges tashmë në pension, si komandanti i lartë i Ushtrisë Amerikane për Evropën, ka qenë dëshmitar i pothuajse çdo lufte evropiane. Mendimi i tij ka rëndësi. Duke pasur parasysh pozicionin tim 2016-2018 si Atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Prishtinë, nuk mund të pajtohesha më shumë.
KFOR-i i NATO-s një “SPP” për Kosovën
Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR, e përkeqëson këtë problem për Vuçiçin. KFOR-i është, në fakt, një SPP e dytë për Kosovën. Dhe është falas.
Gati një e katërta e të gjitha trupave të KFOR-it përbëhen nga forcat rotacionale të Gardës Kombëtare të SHBA-së.
Ditë pas dite, KFOR-i stërvitet me, mentoron dhe vepron me FSK-në. Për Vuçiçin, sa më shumë që ai të vazhdojë të tallet me Kosovën dhe Perëndimin, aq më gjatë do të qëndrojnë KFOR-i dhe NATO-ja aty.
Dhe çdo ditë është edhe një mundësi tjetër për FSK-në, nga ata në ministri e deri te ata në terren, për të avancuar mirëkuptimin dhe aftësitë e tyre për të zbatuar doktrinën perëndimore. Kjo është një dilemë konfuze, por e lehtë për t’u kuptuar për Vuçiçin.
Nëse Serbia dëshiron të kufizojë fuqinë ushtarake gjithnjë në rritje të Kosovës, një mënyrë e lehtë do të ishte njohja e Kosovës dhe përshpejtimi i largimit të KFOR-it.
Pra, ndërsa Vuçiç vazhdon të shikojë dështimet e Rusisë në Ukrainë, nuk mund të mos pyesim veten nëse ai përfundimisht do të fillojë të rishqyrtojë marrëdhëniet e Serbisë me Gardën Kombëtare të Ohajos dhe SPP-në ekzistuese.
Në varësi se sa gjeneralë të tjerë rusë do të vriten, mund të jenë përfundimisht gjeneralët serbë ata që do ta ndihmojnë atë të marrë këtë vendim.
hahahahah, ca deshtimi more budallenj, ukraina esht bere me keq se bejruti , asnje nuk do kete me interes te investoje, laboratoret biokimik te cunit te biden u zhduken, e gjithe ushtria ukrainase nuk ekziston me, ukraina nuk del me ne detin azov lugansk dombass dhe krimea perfundimisht i ngelen rusise, europa nuk di ku ka koken nga inflacioni, shum shpejt do falimentojne 50% te kompanive ne europe, dhe thjesht fare rusia sic e kishte ne plan me kohe do shkeputet nga europa europa perendimore dhe do filloj NEW WORLD ORDER, por jo ajo amerikane por ajo EURUAZIATIKE, edhe ju budallenj qe degjoni nje hipokrit si mero baze qe nuk e ka haberin ca ndodh ne bote por vetem perserit llomotitjet e surrelit duhet te kuptoni qe kete lufte e nisi perendimi sepse donin deshtimin e rusise tani moren ate qe kerkuan dajak mbas qafe
Shko o gregovich shko se po te pret new world orderi euroaziatik me Kazakistanin, uzbekiztanin, kyrgyztanin, turkmenistanin, taxhikistanin, bjellorusine dhe me muzhiket e moskes.
Shkrim ordiner. Ushqehemi me folkorizem. Nese Rusia do te kishte deshtuar, atehere do ta kishin shporrur nga tavolina e poshterimit te Ukrahines dhe askush nuk do i dhuronte Rusise ne tavoline, neutralitetin ushtarak te Ukrahines. Ku jane trupat e NATOs qe Benin manovra me avjone dhe luftanije, aty ku sot mbreteron ushtria Ruse?! Po ushtria ukrahinase, pse la frontin dhe u fsheh ne qytete pas femijeve?! Vdekja e te cileve tani eshte ushqim per propagande histerike. Ushtria serbe eshte vite drite larg, ushtrise inegzistente shqiptare, per fat te keq. Ne te njejten kohe kur Shqiperise i kane hequr me dhune cdo te drejte vetmbrojtje dhe ushtrie dhe e perdhunojne me avjonet e grekut, ushtria serbe ka aktive te gjithe bazat ushtarake, te gjitha strukturat ushtarake dhe mbi te gjitha teknologji prodhimi ushtarak, nga autoblindata tek rraketat. Ka furnizues te rregullt dy prej superfuqive ushtarake, Rusine dhe Kinen. Ka te zhvilliar industrine e sovranizmit te grurit, automjeteve bujqesore, industrine e lehte dhe te rende, infrastrukturen e hekurudhave dhe rrugeve dhe prodhimit ushtarak. Nje ekonomi ne zhvillim qe eksporton qindra here me shume dhe me me kualitet se Shqiperia. Edhe pse jemi ne NATO, eshte e qarte si drita e diellit qe gjithe Europa ka zgjedhur aleate serbet. Aleate ne ekonomi, ne financime, ne treg, ne shkembime teknologjike, universitare dhe ushtarake. Biles aleate edhe ne politike. Eshte vete BEja ajo qe pengon egzistences dhe integrimin e Kosoves ne BE dhe NATO. Vete BEja qe pengon Shqiperine. Na kane lene ne cdo gje prapa bishtit te Serbise. PSE?! Sepse jemi mesjetare tribale qe perdhunojme shtetin, territorin, fushen e bukes, pyjet, industrine. Kemi 30 vjet qe rendim pas moterqireve hajvane si Sali kerma, pas vjedhjeve, pas feve, pas terbimit. Na heci njehere, por po vazhduam keshtu, nuk i duhemi as vetes, jo me atyre. Ne gjenocidin tjeter ndaj primitive si ne, do mbyllin syte.
ti sovranist sikur nuk shkon kjo pune si sovranist pesimist shko ne mergim si gjithe shqipetart qe duan te punojn hap bizness mbledh ca lek e riktheu prap ne shqipni me valixhen nga mergata dhe bej dicka ne lagjen tende kjo eshte minimalen qe nje sovranist mund te bej per vendin e vet si individual mos prit me goj hapur nga nje shtet i korruptuar se nuk ta var asnjeri sa e ke ti nivelin e pesimizmit