
“Për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim njëqind myslimanë. Pra, le të shohim nëse ne, komuniteti ndërkombëtar ose kushdo tjetër, mund të sulmojë Serbinë, ose mund të sillet ashtu me popullin serb”, kishte thënë Aleksandër Vuçiç, në vitin 1995, duke hyrë në analet e historisë me gjuhë të urrejtjes dhe vrastare, rikujtoi gazeta serbe “Nova”.
Sot shënohet 30 vjetori i rrethimit të Sarajevës. Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë, deri në atë kohë, përbënte luftën më makabër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Terrorizëm, granatime padallim, snajperë nga njësistet e ushtrisë jugosllave e Republika Srpska-s në rrethimin e Sarajevës zgjatën 1475 ditë, që është rrethimi më i madh i një qyteti në historinë e luftimeve moderne.
Vučić danas bio u poseti sandžačkim opštinama.
— Vladimir Joić ???????????????????????????????????????????????? (@_VlaYo) February 22, 2019
Žao mi što ga bar jedan građanim nije dočekao sa transparentom #1od100Muslimana.
Jer je ne tako davno govorio "100 Muslimana za jednog Srbina". pic.twitter.com/srt4DxPkHd
Rreth 11 mijë të rritur, dhe më shumë se 1 mijë e 600 fëmijë u vranë në rrethimin e Sarajevës.
Llogaritet që rreth 500 mijë predha janë shtënë gjatë rrethimit të Sarajevës.
Stanisllav Galic, Dragomir Millosheviç, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç janë dënuar për krimet e kryera gjatë rrethimit të Sarajevës nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krimet në Ish-Jugosllavi.
Edhe Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ishte pjesë e qeverisë famëkeqe të Sllobodan Millosheviçit, bën pjesë në konstellacionit gjenocidial të “Kasapit të Ballkanit”.
Vetëm nëntë ditë pas gjenocidit në Srebrenicë, më 20 korrik, 1995, Aleksandër Vuçiç dha fjalimin e tij në parlamentin serb, që e vendos atë në analet e historisë së gjenocidit serb.
Vite më vonë Vuçiç për këtë fjalim kishte akuzuar RTS-në sa ia kanë nxjerrë jashtë kontekstit.
Një politikan i tillë që nuk është distancuar asnjëherë nga krimet e regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviçit, e që përkundrazi, e glorifikon atë, është presidenti i rikonfirmuar i Serbisë në zgjechjet e 3 prilit. /Albanianpost.com
Open Balkan !
Shkoqitjani pak Edvin Rames nga gjuhe gabelce cfare ka thene Vuqiqi ne ate kohe. Meqe Edvin Rama na citon dhe librat e shenjte. Per ramazan e per bajramera nuk le citat nga Kurani apo dijetaret muslimane pa na shpalosur. Apo ndoshta e ka per fasade. Te jete i tille thua! Nuk duket i tille Rama. Ndoshta eshte Vuqiqi qe ka nderruar mendje. Po po kjo eshte. Rama ia ka nderruar menjen Vuqiqit. Pendohu i ka thene dhe Vuqiqi eshte penduar.
Atë gjuhë e njeh mirë Sali Berisha që në atë periudhë i dërgonte naftë Serbisë paçka sanksioneve te Perëndimit.
Njejtë dhe Rama ashtë, të një soi janë, po ti vi ne kembë te njejten do u a bejë edhe juve. Zgjidheni dhe nja 3 mandate tjera.
Per cdo serb do vrasim 100 musliman, ta shikoje komiteti nderkombetare se nuk i tremb dot serbet- thote bolja Vucic. Nuk eshte bere kot president. Eshte leve e ekstremisteve serb dhe e luan mire rolin.
Po asokohe nuk ishte mik me pashain !
Sipas Avokatit të Serbisë ,Edi Rama,Vuçiçi është njeriu i paqes.