Serbia ‘fshin’ mijëra shqiptarë nga zgjedhjet, përçarja rrezikon edhe mandatin e vetëm

4 Prill 2022, 13:01Rajoni TEMA

Serbia ‘fshin’ mijëra shqiptarë nga zgjedhjet,

Kosova kërkon prej komunitetit ndërkombëtar që të dënojë sjelljen autoritare të Serbisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, që në zgjedhjet e së dielës u hoqi mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës të drejtën e votës.

Sipas raportimeve, janë rreth 6 mijë shqiptarë që nuk kanë mundur të votojnë dot në këto zgjedhje, pavarësisht se kanë shtetësinë e Serbisë.

Shkak për mosvotimin e tyre është parashikimi ligjor që e lidh të drejtën e votës me pasjen e një adrese. Por, çfarë po ndodh në Luginën e Preshevës? Prej vitesh, autoritetet serbe fshijnë nga regjistrat e adresave të banesave shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë me arsyetimin se nuk banojnë aty.

“Sipas raportimeve, 6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta themelore për të votuar sepse Serbia qëllimisht ka pasivizuar adresat e tyre, në një fushatë të mirëfilltë spastrimi etnik. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë autoritarizmin e Serbisë”, shkruan Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë, kur janë numëruar mbi 87 për qind e votave, koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka siguruar 0.28 për qind të votave, por ende nuk e ka të siguruar një mandat. Koalicionit tjetër rival i shqiptarëve nuk merr asnjë mandat.

Përçarja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që dolën në zgjedhje me dy lista në rastin më të mirë do të ulë përfaqësimin në parlamentin e ri të Serbisë nga 3 në 1 deputet dhe në rastin më të keq shqiptarët mund të humbasin përfaqësimin në parlamentin e Serbisë./ SI

4 Komente

  1. P
    President Basha ene pastaj rradhen e ka Ramuqi

    Oops,u fshine shqiptaret si komentet ne temA, lol

    Përgjigjjuni
    1. P
      Perseri une

      Politika serbe historikisht ka qene per te zvogeluar numrin e shqiptareve ne Serbi si statistike, por edhe si gjendje. Kjo i ka sherbyer per te serbezuar tokat tona si teorikisht ashtu dhe praktikisht. Kete te vertete e di dhe bota dhe kjo eshte nje epersi qe ne kemi ndaj serbeve ne kuader te mosmarreveshjeve qe kemi me serbin. Nga ana tjeter, kjo politike serbe e mbeshtetur nga akademite serbe te shkences, feja dhe politika, kane bere efekt edhe ne mendjen e Albin Kurtit. Me sa duket Albini eshte i magjepsur nga efektet positive qe ka pasur politika e Cubriloviqit per spastrimin e shqiptareve nga Serbia dhe mendon se kjo teori mund te jete nje rast i mire qe Albini te kerceje me Vuciqin "Tangon e Vdekjes". Albini dy here me rradhe ka sabotuar perpjekjet e Evropes per te bindur Albinin qe te siguroje te drejten e serbeve te Kosoves ne zgjedhjet ne Serbi. Hera e pare ishte para dy muajsh, ku ne Setrbi u mbajt referendum per pushtetin ligjor ne Serbi dhe Albini nuk lejoji qe serbet te shpreheshin. Ky referendum ishte nje referendum 'fijasko" si per ne ashtu dhe per serbet. Per ne nuk kish fare rendesi dhe per serbet numri serbeve te Kosoves ishte minimal, per te ndikuar ne referendum. Pra Albini e u "fry" si bretkosa dhe i tregoi Evropes se keto referendume nuk jane te lejuara ne "Kosoven Sovrane"!!!! Rasti i fundit, ku Albini perseri nen parrullen e "Kosoves Sovrane" nuk lejoi qe serbet e Kosoves te merrnin pjese ne zgjedhjet ne Serbi. Edhe keto zgjedhje per Kosoven ishin nje hic dhe numri I serbeve te Kosoves eshte gati i paperfillshem ne zgjedhjet ne Serbi. Ne provat e "Tangos se Vdekjes" qe Albini kercen me Vuciqin, u vu re se ata nuk po i kombinonin mire kembet. Evropa nderhyri dhe ajo beri propozime konkrete se si keto zgjedhje mund te beheshin sipas praktikes evropiane. Keto propozime plotesonin kushtin demokratik evropian qe Kosova te ruante sovranitetin dhe nga ana tjeter plotesonte edhe kerkesen e Serbise qe ajo nuk mund te "firmoste pavaresine e Kosoves" indirect. Per njerezit e ftilluar dhe Evropen dukej qarte se kjo "Tango e Vdekjes" nuk kish qellim paqen dhe sovranitetin e Albinit por kish qellim strategjine serbe qe tensionet midis Kosoves dhe Serbise te ngriheshin me larte ne kuader te acarimeve ruso-perendimore. Ne kete kontekst problem me i math i Evropes nuk eshte Vuciqi sepse ai i thote apur qellimet e tij, por eshte Albin Kurti qe, nga injoranca apo nga shejtalleku, ben politiken e Vuciqit. Ne vend qe te kooperoje me Evropen dhe Ameriken, ne vend te merrte parasysh keshillat e Quintes, tamam si nje bretkose e fryre nga uji i pusit te qelbur, mbrojti strategjine serbe qe shqiptaret jane ata qe sabotojne zgjidhjet dhe dikriminojne serbet. E di qe u zgjata shume, por imagjinoni sikur Kurti te ndiqte udhezimet e Evropes dhe Amerikes ne keto kushte kur serbet kane kryer dhe kryejne apartheid kunder shqiptareve. Kjo do vinte Vuciqin nen kudhren amerikane dhe evropiane. Me sa duket Albini nuk ka mundesi te beje politiken shqiptare…. Meqe ne "tangon e Vdekjes" te sinkronizuar aq bukur midis Kurtit dhe Vuciqit, Kurti ka bere dy hapa para, eshte e natyrshme qe ai do beje dy hapa mbrapa. Eshte rradha e Vuciqit qe te beje dy hapa para. E keshtu tangua vazhdon si nje valle mortore....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia e munguar

        Rama duhet te nderhyje dhe kerkoje shpjegime. Ata votues jane shqiptare dhe jo kosovare.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Le te kalojne ato shqiptare ne Kosove dhe serbet e Kosoves ne Serbi dhe mbyllet ky muhabet. Rama nuk ka pune si shtet sepse Shqiperia u kriju si shtet pa ato copa dmth nuk iu hoqen Shqiperise zyrtare por perandorise osmane qe ra. Te kujt ishin para perandorise? Kjo gje meriton nje studim te thelluar qe nuk ka per ti hyre kush me e sqaru.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje