Mero Baze: Vjosa Osmani prodhoi urrejtje e ndasi me Shqipërinë, Kurti uli krytë prej kur i humbi zgjedhjet keq këtu

5 Prill 2022, 19:44Rajoni TEMA

Mero Baze: Vjosa Osmani prodhoi urrejtje e ndasi me Shqipërinë, Kurti

Gazetari dhe publicisti Mero Baze, në një bisedë të shkurtër me Periskopin, për një vjetorin e Vjosa Osmanit në krye të Presidencës, thotë se ajo nuk arriti përgjatë një viti të bëhej presidente e të gjithëve. Sipas Bazes, Osmani vazhdon të mbetet presidente e Kurtit.Ne e pyetëm Mero Bazen, me pyetjen e parë mjaft thjeshtë: se për çka do të mbahet mend Vjosa Osmani për një vit. Dhe, morëm poashtu përgjigje të thjeshtë: “Për asgjë”  – tha ai.

Në këtë bisedë, Mero Baze akuzon Kurtin dhe Osmanin për izolimin e Kosovës. Thotë se raportet e këqija me Shqipërinë, me Brukselin e me SHBA-të nga kjo qeveri, thelluan izolimin e kosovarëve.

Lidhur me raportet me Shqipërinë, z.Baze pati një akuzë për Presidenten, duke thënë se ka ‘ndjellë urrejtje dhe ndasi me Shqipërinë’.

E për kryeministrin Kurti në raport me Shqipërinë, Mero baze thotë se ‘doli nga dëliri politik’ kur humbi keq në Shqipëri.

Lexojeni të plotë bisedën e shkurtër të Periskopit me Mero Bazen:

Periskopi: Sot bëhen një vit prej kur Vjosa Osmani është bërë presidente e Kosovës, si e vlerësoni punën e saj gjatë një viti?

Baze: E vetmja gjë që të vjen ndërmend është që nuk mban mend asnjë gjë. Ky nuk është një vlerësim shumë  negativ, pasi mund të ishte mbajtur mend dhe për keq. Duke qenë se është Presidente e një aleance  atipike politike, zonja Osmani duhet të bënte përpjekje të bëhej një presidente e pranuar e gjithë palëve  gjatë rrugës. Gjatë këtij viti me sa duket nuk e kishte në plan ta bënte, përkundrazi u shqua për thellimin  e konfliktit politik, duke i trajtuar kundërshtarët politik si armiq. Shpresoj ta ndryshoj në vitet që i kanë  mbetur.

Periskopi: Si ka qenë presidentja në raport me politikën e jashtme?

Baze: Politika e jashtme e një vendi të vogël si Kosova, ende me probleme të njohje ndërkombëtare është reflektim i politikës së brendshme. Vende si Kosova, Shqipëria apo dhe të tjera në rajon, si politikë të jashtme më të mirë kanë politikën e brendshm. Nëse janë vende demokratike, nëse janë vende të hapura e Perëndimin dhe pa mentalitet izolacionist ato kanë politikë të jashtme të mbështetur nga Perëndimi. Ndryshe izolohen. Kosova gjatë këtij viti ka qenë vend i izoluar për shkak të politikave të qeverisë, të gabimeve izolacioniste të Albin Kurtit dhe kjo reflektohet në axhendën ndërkombëtare të tyre. Kanë kohë të ndryshojnë.

Periskopi: Sipas jush a ka pasur bashkëpunimi të mirë me Shqipërinë?

Baze: Raportet e Kosovës me Shqipërinë prej ardhjes së Albin Kurtit në pushtet janë më të këqijat e 100 viteve,  për shkak të protagonizmit dhe delirit të tij poltik për tu shfaqur si lider “mbarë shqiptar” Deliri i  madhështisë dhe megalomania e një politikani provincial që vuan nga kompleksi i pakicës së pakicës në  origjinën e tij në Mal të Zi, me sa duket është kthyer në problem. 

Ai madje mori pjesë në zgjedhje në  Shqipëri një vit më parë, me po atë delir, por u kthjellua shpejt kur nuk mori dot as 0,1 për qind të votave. Prej atëherë u ul me këmbë në tokë dhe filloi të normalizoj raportet me shtetin shqiptar.  Ndërsa zonja Osmani do mbahet mend si presidentja që e ka pasion ngjalljen e urrejtjes ndaj Shqipërisë . Shpresoj të mos jetë kompleks inferioriteti. Ka plot vende fqinje me Shqipërinë që kanë dhe arsye historike ta urrejnë këtë vend, por nuk kanë prodhuar aq ndasi dhe urrejtje sa zonja Osmani.

Periskopi: A është dështim që nuk ka asnjë njohje gjatë një viti për Kosovën ndërkohë që Osmani është Presidente?

Baze: Nuk mendoj se është vetëm faji i Osmanit për këtë çështje. Është politika e Albin Kurtit. Ai krijoi një luftë të ftohtë me SHBA dhe Brukselin dhe njohjet vijnë prej tyre jo prej politikës së Kosovës. Njohja e fundit dhe më e rëndësishme ajo nga Izraeli ka ardhur nga Marrëveshja e Uashingtonit që Albin Kurtit e ka hedhur në kosh.

Periskopi: Osmani shpesh është akuzuar se po bëhet një shtojcë e politikës së Kurtit, duke ia bërë “amin” çdo gjë që  bën Kurti. Si mendoni?

Baze: Osmani është presidente e zgjedhur nga Albin Kurti dhe profili i saj i ulët ndërkombëtar vjen dhe nga ky  shkak. Ajo duhet të gjente rrugë dhe fuqi të shpaloste identitetin e saj për tu bërë presidente e Kosovës. Deri tani se ka gjetur dot atë forcë, ka mbetur presidente e Albin Kurtit.

 

24 Komente

  1. k
    katarakti

    Ideja e Mero Bazes ndaj Kosovës është: Shtrihuni barkas ndaj Brukselit dhe Uashingtonit. Bêni vetêm çfarë thonë ata. Baze nuk e kupton se për Europën ështê 100 herê më e rëndësishme Serbia se Kosova. Se për të têrhequr Serbinë nga ana e saj dhe ta ndajë nga Rusia, ajo e shet 100 herë Kosovên. Sipas Bazes, Kosova nuk ka tê drejtê tê thotê Jo. Kur psh Brukseli kërkon qê zgjedhjet serbe tê mbahen edhe nê Kosovê. Që për targat Prishtina t'i marrê dorên Beogradit! Baze harron se si u hodh përpjetê Europa kur Haradinaj i ndaloi Beogradit eksportin e prodhimeve serbe në Kosovë! Baze do qê edhe Kurti të sillet me Vuçiçin njëlloj si sillet kanakari i tij Rama. Me përulje dhe respekt! Mero shpesh herê ka mbajtur qëndrime tejet të gabuara. Si psh kur mbronte me tërbim Berishên qê e dogji vendin gjatê vitit 1997. Tani e ka kapur me Osmanin dhe Kurtin! Nuk ka qënê kurrê i ekuilibruar në qêndrimet e tij. Por gjithmonë ekstremist.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi

      Ta kesh per nder ti "nenshtrohesh" o uturak komunisti.E provove ti luftoje per 50 vjet dhe e pe ku perfundove.Ptu bastard serb.Ti me bashke me kurvat qe I Kane hipur mbi zverk kosoves.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Visi

      Urrejtjen e mbolli Edi Rama kur u shnderrua ne avokatin e Serbise pune te cilen vazhdon ta beje zell edhe tani,ndersa sjellja e Vjoses e Albinit ishte pasoje e antikobetarizmit te Rames.

      Përgjigjjuni
      1. y
        yp Xhixh

        Sa klase shkolle ke o Vis!!!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Eshte fatkeqesi kur sheh njerez qe gjykojne si ty dhe nuk kuptojne asgje.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhaku i pamposhtur

            Visi ke shume te drejte.une do te shtoja qe Mero eshte pjese e stafit filogrek e filoserb ku ben pjese edhe kryeministri rama.normalisht qe qendrimi I meros do te ishte I kesaj natyre..

            Përgjigjjuni
          2. R
            Roberto

            Mut njeri e kak tjetri. Te dy duhet te zhduken nga politika. Vertet Ramushi ka qene havdall nga trute por eshte me bashkepunues se keta te dy. Shpresojme te lirohet Thaci.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zahiri

              Respekt z. Mero. Vjosa dhe babai Mr Bini , janë një përmbledhje jashtëqitëje , të një pjese të shoqëris, që nënështrimin e pasqëroin si " rezistenc" Një rac Kopilash ????

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjan

                Bravo Vjosa godite plehren rahmut e sali kurven se e kane vendin ne nevojtore .Per meron nuk kam cte them ka rrjedhur do thote dikush.Ha mut mero ti rahmuti baton haxhiu sali qeni lul bashoviqi dhe like kurva.

                Përgjigjjuni
              2. d
                dardan

                Dy percaresit e kombit shqipetar qe do te mbeten ne histori jane plerat.... Vjosa Osmani... Albin Kurti.... Jane funderina.... Dihet qe familja e Vjosa Osmanit e ka ngrene corben e prishur nga UDB-ja Albin Kurtit me sa duket ja kane dhene kur ishte ne biruc, jane metoda qe njihen..

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  ZOROOS

                  Te dy si tosku mosku te bymyer ngainjoranca dhe ligesia Vjosa e Shkumbini Albin keta ne mbremje te thone mirmengjez dhe ne dreke krishti u ngjall dy bastuna ka Dardania nje te trashe e nje te shkurter

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kosovari Romantik

                    Vjoses ja hongshi biren e mutit e Albinit bolet katerqysheli. Kjo vlen per komentusit serbofil dhe per Ymer Kelbazen e T'emes edhe Ilirmut Migrenen e Periskopit rus. Jau jebatsha genin serbogrekorus te cilit i takoni.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Blendi Fevziu

                      E mira e kombit shqiptar e ka emrin Albin

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirana

                        si Albin Kurti si Osmani jane agjente te serbise dhe koha po e verteton Ka hedh shume pare ne Kosove serbija Nuk i shikoni komentet anti shqiptare te kosovarve ?

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gheg

                          Mos u ben merak. Kosovaret jane shqipetar, dhe shume krenar. Ata qe fyejne ketu jane rrogtare te UDBse ;)

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kosova

                          Percares eshte Edi Rama Kurti dhe Osmani kan perkrahjen masive te popullit te Kosoves Ndersa Mero Baze eshte i paguar te shkruaj zi per keta dy udheheqes te Kosoves dhe shkruan ne menyr te nje ansheme kunder tyre ,si eshte e mundur te botoj gjithmon kunder dhe zi ,mund te ket edhe ndo nje ngjarje pozitive prandaj eshte i nje anshem

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mario

                            Kurti nuk ka humbur zgjedhjet….. menyra se si i formula fleta e votimit….ishte gabim Per Kurtin…. kane sh shprese gjithe shqiptaret ka plot qe e mirepresin dhe besojne tek ai.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari

                              Merua do lehi per ate që i hedhe bukë.Mbaruan me politiken tone dhe po fusin hundet.Janë per tu lavderuar si Vjosa dhe Albini deri tani.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha

                                Dy mbetje serbe që morën Kosovën në dore

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  redaktori

                                  Periskopi i Bazes u tregon kosovareve tek Periskopi i tyre se si duket Osmani, Kurti etj nga vendi ku ai eshte dislokuar, tek verra e Edi Rames.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Taulant

                                    Percaresi me i madh eshte kerrici i Vucicit Edi Rama. Ne samitin e Natos para 10 ditesh nuk tha nje fjale per Kosoven. Ishte kryeministri i Kroacis qe kerkoi anetaresimin e Kosoves ne Nato. Kerrici i Vucicit mbronte Ballkanin e Hapur dhe Vucicin ne ate samit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Ka ardhur koha qe te leme pas idolet,merite,pasionet dhe perçarjen mes vedit dhe te gjejme rrugen e vllazerise,te mirekuptimit,te mbrothesise dhe vllazerise. —Per shume shekuj,ndryshe nga fqinjet,ne luftuam dhe u vrame me njeri-tjetrin. —Sot,fale mbeshtetjes amerikane jemi ne kohen e shqiptarise dhe te mbaresise per tere kombin shqiofoles. —Shqiptare! Lini menjane merite dhe inatet! —Behuni te zgjuar dhe largpames! Po jetojme ne periudhen e Ringjalljes se kombit ILIRIK,ARBEROR SHQIPTAR. —Ky shans nuk duhet hubur duke share e hedhur balte mbi njeri-tjetrin. —Duhet gjetur gjuha e bashkimit,vllazerise dhe mirekuptimit duke lene menjane pasionet dhe dasite midis vellezerve te nje nene,shqiptarise. —Boll kemi share dhe luftuar mes vetes duke u lene ne dore te tjereve te vendisin per ne. Le t’i dalim per zot se bashku Shqiperise sone te bukur dhe te dashur qe na e lane trashegim te paret tane.Zoti e bekofte shqiptarine etnike!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Çekiçi

                                        Albin Muti dhe Vjosë kudra janë njerzit më te poshter qe ka pasë dhe ka Kosova Albini e ka zëvendsu Rrahman Morinen Vjosa e ka zëvendsu Hajrije spikericen Mardhenjet Shqiperi Kosovë dhe SHBA Kosovë qe 100 vite nuk kan qenë më te këqija shkaku i nji presidentje faqezezë dhe nji kryministri faqezi Albini mashtrus dhe veteran i rrejshem i UÇK Vjosa mashtruse dhe intrigante idiote

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fatmir

                                          Mero hiqi

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje