Gruaja që synon Presidencën maqedonase

26 Shkurt 2024, 17:31Rajoni TEMA
Gruaja që synon Presidencën maqedonase

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS), si parti politike e boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut, do të kandidojë Mersiha Smailoviçin, një aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për në prill të këtij viti.

Kandidatura e saj u konfirmua në Shkup, në një konferencë për media, nga kryetari i BDS-së, Munir Kolashinac.

“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, boshnjakët kanë emrin e tyre të pavarur për zgjedhjet presidenciale”, thotë Smailoviç.

“Unë jam një kandidat që do të përfaqësoj dhe do të kërkoj zërin e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni. Besoj se do të marr shumë përkrahje sepse në publikun maqedonas njihem si aktiviste për të drejtat e njeriut që gjithmonë ka luftuar kundër padrejtësive”.

Kush është Mersiha Smailoviç?

Mersiha Smailović është juriste dhe aktiviste civile, e cila është diplomuar në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po ndjek studimet master në të drejtën ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Ajo është përfshirë në disa iniciativa për ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve në vend, transmeton Slobodenpecat.mk.

Ajo është aktiviste e organizatës amerikane “Vital Voices”, e themeluar nga Hillary Clinton, e cila synon edukimin dhe mbështetjen e grave në politikë. Mersiha ka lindur në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Ajo është pronare e kompanisë për shërbime financiare dhe juridike “NAHLA CONSULTING” ku aktualisht ka një angazhim të rregullt pune. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Kështu, me këtë kandidaturë, boshnjakët e Maqedonisë godasin fort në ambicie politike, duke i imponuar me figurën e një gruaje edhe me identitet të fortë fetar.

Për shkak të kësaj, ajo mund të marrë shumë vota nga ajo pjesë e popullsisë shqiptare në Maqedoni që ka po të njëjtin identitet të fortë fetar.

16 Komente

  1. K
    Ka per te tere

    Ptu ptu marshallah marshallah, shpejt kapni me dore veglat se mos e marrim ne sydh.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa gjasa për vete

      U kyç që t'u ndihmoj sllavomaqedonëve.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Në kohën që isha student në Londër nje profesor me origjinë egjiptiane. Tregon një histori si profeti Muhamed duke mos dashur konfrontim me te panjohur, urdheroj të mbulohen femrat ( në atë ishin të mbuluara të gjitha pa perjashtim) por histori tjetër. Sot nuk e kuptoj pse duhet kjo "uniformë" fetare kur bindjet nuk kanë asnjë lidhje me veshjen nuk po them si veshja e së shtunës në darkë. Por me seriozitet pa kto shamitë dhe palltot e gjata

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          juristo,nuk është e muhametit,kjo puna e mbulimit!!mo ja fut pordhës o lali!!lexo njëherë dhjatën e vjetër dhe do ta kuptosh se,të tëra gjërat që sheh në të tre besimet fetare rrjedhin nga i njëjti burim!!seicili ka mbajtur atë që ka dashur,por në fund të fundit janë të njëjtat rregulla!!ti nuk e kupton pëse duhet "kjo uniformë"??dhe je jurist,dhe thua përse duhet "uniforma"????për tu dalluar nga të tjerët o koqeeeeeee!!e duke u thënë të uniformuarve "ne jemi më të mirët,ne jemi më të zgjuarit,ne jemi të përzgjedhurit,ne jemi leshi i leshit të vrimës së bythës"i ke pas si bagëtia,i shfrytëzon si të të dojë palla e rakut!!gjithçka shkon në atë drejtim,o ju-rist!!

          Përgjigjjuni
        2. R
          RAIFI

          Do merr jo pak vota jo vetëm.nga komuniteti që i përket por edhe nga shqiptaret që.kohve të fundit më shumë po ndihen si musliman se sa shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Do merr jo pak vota jo vetëm.nga komuniteti që i përket por edhe nga shqiptaret që.kohve të fundit më shumë po ndihen si musliman se sa shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arabë në Ballkan

              Fanatikët fetarë, të çdo feje qofshin, jane të rrezikshëm. Do Zoti, nuk fiton. Sepse edhe vetë zoti nuk i do fanatikët. Zoti na ka dhene trurin per të menduar. Nuk ka nevojë ta marrë mbrapsht.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Janulla Lakuruqi.

                Më mir të zhveshur sesa te veshur, Njerzit duhet te lakuriqohen, te harbuten ne mes te rruges ,kjo esht zhvillim ekonomik, perparim, Shkenceri, si ne Kuba, Venezuela ku ja fut kau peles ne mes te rruges. Mblidhi 1 Milion Greke, krahasoni me kte Boshnjaken kush del me Europian ne Rrace.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Perse shkon ne ekstreme? Ekziston edhe mesi i artë.

                  Përgjigjjuni
              2. R
                Remo

                Paska boshnjake edhe ne Maqedoni?! E kujt i plasi per kete sorren? Kush do t'a votoje? Do te mari disa vota nga farefisi i saj, nga pakica turke, shumicen nga shqip folesit anadollake e ne fund do marre te gjatin. Do ligeshtohet Erdoqeni turk, po vari k....!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kryetari terroristëve al bin laden

                  Trevat shqiptare(shqiptare i thënçin)përfshi Bosnjën janë myslyman fanatikë që mund të kthehen në terroristë dhe Ballkani po bëhet me të vërtetë fuçi baruti

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    fuci leshi, do deportohen te gjithe ne anadoll ose me keq.

                    Përgjigjjuni
                  2. e
                    eeee

                    Po thuaj te shkreten ,,,,eshte myslymane si turkoshqiptaret,,,

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Merni shembull nga maqedonasit

                      Sa shume maqedonas qenkan gqti per presidenta, bravo.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mero

                        Shamikuqja

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Abu al ballkan el obskurantistan.

                          Kanceri I Evropes.Krijimi I Kalifatit ka ngelur mbraoa me planin por urojme qe te behet shpejte dhe hyxhym te gjithe atje.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje