Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për arritjen e një momenti historik në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar hapjen e kapitujve të anëtarësimit si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj,” ka shkruar Osmani.
Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë që Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Ajo nënvizoi se ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën.
Congratulations to Albania on reaching a major milestone in its journey towards EU membership! The opening of the EU accession chapters brings Albania one step closer to a brighter and more prosperous future for all its citizens.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 15, 2024
Albania, Kosovo, and other democratic countries…
Presidentja ,Vjosa Osmani eshte nje politikane vizionjare,e mencur ,njohese e mire e te gjitha situatave ku ndodhet,e cila edhe ne ket rast ,gezohet qe Atdheu yne i perbashket ,u ngjit nje shkalle me larte,drejt ati synimi qe ecen edhe Republika e Kosoves.Eshte nje siharic i madh per te gjithe kombin tone ,kjo arritje e cila do na bej edhe ne shqiptareve te barabarte mes popullit gjerman ,mes popujve te kulturuar hollandez italian ....Tani ,kete fat ,paste edhe Republika e Kosoves e cila po inspiron suksese brenda shteteve te NATO,dhe te gjitha forumeve ,pjesemarrje ne samite,aty ku vendoset per fatin lumturine e popujve OKB...
Pa merak Flamur, Kosova do futet ne BE perpara Shqipnis, menjehere sa te vetedeklarohet si pjese e Serbise. Kurti dhe VV e kryen misionin e tyre -- bashkimin vullnetar e paqesor nen Serbi. Kosova po mbyll me turp kapitullin e shtetberjes duke punuar shtet shperberjen. Dardanet jane i vetmi popull ne bote qe deshmuen se nuk e duan nje shtet te tynen, deshmuan se preferojne te jene qytetare te dores se dyte te Serbies. Dardanet dhe shpitaret jane vllazen me nji babe por nena te ndryshe. Dardanet njohin per nane Serbine.
Cfare komentesh idiote. Pa lidhje fare. Vjosa falenderon, keto bejne komente kontradiktore. Turp, jemi shqiptare.
Po more vllau Kurtit/Saliut, e fitove buken per sot?
Po të ishte gjallë teto Ollga , do t'i përgjigjej kështu Vjosa Osmanit :" Faleminderit zonja Vjosa , po ç'u harxhove kaq shumë , t'a paçim borxh , po të jemi gjallë , neve dhe ju , kur të fillojë edhe Kosova negociatat . Të fala Albinit ".