Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëheri Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, me të cilin kanë diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t'i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj shkruan në Facebook se ka shprehur konsideratën e tij për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi.
Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai.
Rambos po i vijnë trutë e politikës tani që është ne opozitë.
o Ramush Haradinaj:Ose je Budalla ose bene si i tille??Do te ishte me mire te beje , se sa te ishe POR TI DOLE "KALLI PA BUKE" themi ne Shqipetaret e Shqiperise Londineze.. 1-Per c´fare Afrimi te Kosoves me BE-ne na Flisni..kur NJE NGA KUSHTET qe te futesh ne BE-eshte Fqinjesia e Mire, dhe pa Konflikte me Shtetet Gjitone(Ose komshije)??? 2-Per c´fare BE-ja na flisni kur Kosoven nuk e NJOHIN 5-sAntare te BE-s...dhe KUSHTI KRYESORE ESHTE QE TA NJOHE SERBIA... Ik o Ramush ..dhe futi ndonje Boze Turke..se duket nga qe "Eshte edhe muaji i Agjerimit" te ka zene Boza..apo Ajarani Turke??
Ramush kohëve të fundit çdo ditë e më shumë po zhgënjen me politik karkaleci. Tashmë ke dal hapur se sa karrieristë je.