
Rezolutën për dënimin e gjenocidit, të cilën e propozoi para një kohe Partia Demokratike përmes Sali Berishës, dhe projekt-rezoluta e fundit e propozuar përsëri nga PD për të dënuar gjenocidin në Kosovë, nuk janë hartuar fare nga kjo Parti Demokratike.
Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në kohën e hartimit të rezolutave dhe bashkëpunëtor në hartimin e tyre, tregon për Albanian Post se “rezolutat, si për gjenocidin në Bosnje, ashtu edhe për gjenocidin në Kosovë janë hartuar në shtator e tetor të vitit 2021 sapo ishte çelur sesioni i Parlamentit të Shqipërisë” dhe “nuk janë hartuar sot e së fundmi”.
Vokshi thotë se gjithçka ndryshoi me zhvillimet e fundit në PD dhe ardhjen e Berishës prapa në parti.
“Tash së voni, pasi Sali Berisha shkoi e u akomodua në selinë e PD, disa njerëz ia dorëzuan edhe rezolutat në fjalë, të cilat nuk i përdori për qëllimet për të cilat ne i hartuam”.
Ideja e rezolutave, siç shpjegon Vokshi, ishte “riformulim në nivel tjetër i politikës së PD-së për atë çfarë duhet të jetë Ballkani nesër”.
Por Berisha, me të marrë partinë, “i përdori për nevojat e veta politike”.
“Cilat ishin këto nevoja? Meqenëse Partia Socialiste me qëllim për të njësuar qëndrimin me SHBA, deklaroi se nuk njohim z.Berisha pasi është nongrata, nuk negociojmë me të e nuk pranojmë asnjë nismë të tij, Berisha propozoi rezolutën mbi Bosnjën vetëm për konsum ditor politik, që Partia Socialiste të mos e pranonte dhe Berisha mandej t’i denonconte si mbrojtës të gjenocideve”, shpjegon Vokshi për AP.
Partia Socialiste, nga ana e saj, deklaroi se do ta votojë një rezolutë për Bosnjën, por jo në momentin kur i duhet Berishës, por më 11 korrik, në përvjetorin e Serbrenicës.
“Pra, e gjitha ajo zhurmë ishte një përdorim i rëndomtë i rezolutave nga ana e z. Berisha, i cili, nga njëra anë akuzon lidershipin e PD si pengje të Edi Ramës dhe Soros, mandej rezolutat e njerëzve që akuzon për pengje i merr dhe i paraqet për votim”.
“Kjo është e vërteta e rezolutave dhe e zhurmës pas tyre. Kemi një politikan, i cili e shkakton gjithë këtë zhurmë dhe e paraqet Parlamentin e Shqipërisë, qoftë edhe për pak kohë derisa të votohen rezolutat, si parlament që nuk pranon të dënojë gjenocidin. Nuk i ka interesuar kjo. I ka interesuar vetëm t’u thotë ndjekësve të tij se ai është patrioti e të tjerët tradhtarë. Për këtë qëllim ka njollosur Parlamentin e Shqipërisë”, thotë Vokshi.
Indrit Vokshi, një nga hartuesit e Rezolutave që tani po i keqpërdor Berisha, pohon se “ato rezoluta u panë si instrumente për të përkufizuar vullnetin dhe botëkuptimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, pra “nuk janë rezoluta për të shkuarën, janë orientim për të ardhmen”.
I pyetur se përse nuk bëhej kjo në kohën kur PD kishte pushtetin, Vokshi deklaron se ky ishte qëndrim i mirëditur i PD-së prej kohësh, por “kryetari i PD z.Lulzim Basha dhe nënkryetarja e PD për politikën e jashtme znj. Jorida Tabaku, në shtator 2021, patën ose pranuan një politikë të riformulimit më të gjerë të qëndrimit mbi gjenocidin dhe shovinizmin”.
“Njësimin total të qëndrimit të Partisë Demokratike me politikën e demokracisë liberale e cila promovohet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se nuk ndalemi thjesht tek dënimi i gjenocidit si krim monstruoz dhe vajtimin e të shkuarës por shkojmë më tej, shkojmë tek dënimi i shkaqeve të cilat na çojnë në gjenocid”.
Vokshi, duke qenë jurist dhe njohës i fushës elaboron rëndësinë e votimit të këtyre rezolutave, përtej simbolikës.
“Shkaqet e gjenocidit të djeshëm e që mund të na çojnë në gjenocid edhe nesër, janë nacional-shovenizmi, shteti autoritar, ndarja e shoqërisë mbi baza etnike dhe fetare të cilat shërbejnë si premisa për të themeluar një konflikt të ri”.
“Sovranizmi gjithashtu, është instrument u fuqive të cilat përmes sovranizmit, synojnë të minojnë praninë amerikane dhe evropiane në Ballkan dhe të dezintegrojnë rendin rajonal euro-amerikan. Thënë ndryshe, kjo është çështje sigurie”.
Çështje sigurie, sepse sipas Vokshit, “rendi euro-amerikan nëpërmjet promovimit të demokracisë liberale, po garanton siguri dhe po parandalon konfliktet etnike e fetare”.
“Etnia e feja janë mjete të nacional-shovenizmit për të krijuar përçarje në shoqëri, ndërsa nacional-shovenizmi, autoritarizmi i maskuar pas sovranizmeve, janë mjete për ta shembur arkitekturën e sigurisë rajonale”.
Qartësimi i pozicioneve, thotë Vokshi, i shërben “arkitekturës së sigurisë që na mbron”.
“Për më tepër besoj se nuk na mbron vetëm ne, por mbron edhe ata serbë, maqedonas të Maqedonisë së Veriut, ata bullgarë e kroatë të cilët nuk duan që djemtë e tyre të përdoren si ushtarë në konflikte të ardhshme etniko-fetare”.
“Rezolutat theksojnë se themelet e shoqërive të Ballkanit duhet të jenë respekti i njerëzve pa dallime etnike, fetare racore, krahinore e të çdo lloji. Njerëzit munden të jetojnë të lirë dhe të pëlqejnë atë çfarë u pëlqen, mirëpo rendi institucional dhe shoqëria, nuk mund të themelohen mbi premisat që sot po mbajnë të tensionuar, ndërsa nesër mund të shkaktojnë konflikt të ri”.
Kjo ishte edhe ideja e Bashës dhe udhëheqësisë së PD-së në kohën kur u hartuan rezolutat.
Por, rrjedha e zhvillimeve politike ndryshoi krejtësisht dhe Berisha i mori ato që t’i vë në funksion të luftës së brendshme politike.
Keqpërdorimi i luftës së Kosovës për hesape politike të brendshme nga Berisha, nuk është një konstatim që dëgjohet vetëm në Shqipëri.
Agim Kuleta, anëtar i Lëvizjes për Bashkim, parti politike në Kosovë, që në qendër e ka bashkimin kombëtar, është shprehur i shqetësuar me çfarë PD e sotme po bën.
“Si qytetar i Republikës së Kosovës shpreh revoltën time dhe kërkoj nga Partia Demokratike e Shqipërisë që të heqë dorë nga instrumentalizimi i dhimbjes sonë për interesa të ngushta partiake, ashtu siç bëri para pak kohe edhe me atë të qytetarëve boshnjakë”.
Kuleta, nga llogaria e tij në Facebook, pyet “ku e kishte këtë ndjeshmëri (Berisha) sa ishte në pushtet?”.
Me 12 maj, Parlamenti i Shqipërisë votoi kundër rezolutës “Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë” e propozuar në Kuvend nga deputeti i Partisë Demokratike (PD), Tritan Shehu.
Arsyeja e rrëzimit, siç do sqaronte Tauland Balla i PS-së, nuk kishte të bënte me përmbajtjen e Rezolutës dhe as me qëndrimin kundër se në Srebrenicë nuk pati masakër gjenocidale.
Por, shpjegonte ai, PD e ka ditur paraprakisht se nuk do të votonin asgjë që mban nënshkrimin e Berishës, meqë as nuk e njohin, pasi SHBA-të e shpallën “persona non grata”.
Në anën tjetër, vetë Berisha, akuzoi deputetët e PS-së se kanë votuar “sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç”, duke injoruar argumentin e PS-së dhe duke deklaruar se ata nuk po e njohin gjenocidin në Srebrenicë.
Madje, Berisha dukej krejtësisht i ekzaltuar derisa gjironte me telefonin e tij deputetët e PS-së që kishin ngritur kartonët e kuq për ta rrëzuar rezolutën.
Përkundër argumentimit të PS-së, ngjau se Berisha e fitoi betejën në opinioni publik duke nxjerrë deputetët e PS-së si kundërshtues të gjenocidit dhe me këtë rrugë edhe Parlamentin e Shqipërisë.
Zhvillimi u bë lajm edhe në mediat ndërkombëtare që shkruanin se si Shqipëria s’votoi një rezolutë që e njeh Srebrenicën si gjenocid.
I cytur nga ajo çfarë Berisha e perceptoi si fitore politike, meqë detyroi deputetët e PS-së të votojnë kundër, ai ia ka mësyrë prodhimit edhe të një situate të ngjashme, nëse jo më të rëndë.
Tani grupi parlamentar i PD-së ka ardhur edhe me një rezolutë tjetër, kësaj radhe për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Kjo bëhet duke ditur se nënshkrimi i Berishës në rezolutë ua pamundëson deputetëve të PS-së që ta votojnë.
Kjo situatë, nëse nuk gjendet një zgjidhje kreative, do të mund të përfundojë me parlamentin shqiptar që mohon krimet e kryera në Kosovë nga aparati shtetëror serb.
Ja pra, e verteta ndonjehere nuk vonon edhe pse u duk perse po perdoreshin keto Rezoluta.
Po pse o Indrit thua, dikush ja dha! Thuaj ja dha Albana sepse është futur deri në fyt në mutin e sali halesë.
E megjithate , prape se prape Koqevaret besojne vetem kalif Saline , ai eshte 'patriot' per ta dhe kjo ka marre fund. Prit kur te shikojme Osmanken dhe Albin sumen te indinjuar. Kafshe qe bejne teater politik me ate te kaluar te hidhur , rrace haxhiqamilistesh qe i ben Serbet te qeshin me ta se Europa i ka pare qe ne krye te heres se c'mut jane. Salehu qe dikur e furnizonte ate makineri lufte te bente ato krime , sot edhe sikur te ishte dita qe te perkujtoheshin ato viktima, ai Qen dhe shpura e tij duhet ta mbanin koken ulur. Po kur eshte akoma ne politike dhe s'eshte denuar per masakrat qe i ka bere vete Shqiperise , atehere ai parlament Turpi me Edvin shkerdhaten qe s'denoncoi qofte edhe nje krim te tij(prova ka plot po te doje por eshte bere pis edhe vete ), duhet te pushoje se ekzistuari , ai 'parlament' nuk perfaqeson popullin!