Hoti kritikon Kurtin për mospjesëmarrje në Samitin në Tiranë: Ligjëratat pretekst për të ikur nga takimi

29 Shkurt 2024, 14:45Rajoni TEMA
Hoti kritikon Kurtin për mospjesëmarrje në Samitin në

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mospjesëmarrjen e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Hoti, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se rëndësia e këtij samiti është madhore. Ai shtoi se në këtë samit do të duhej angazhim i kreut të shtetit për të larguar sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

"Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.


Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës.


Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti", shkroi Hoti. 


6 Komente

  1. s
    sevi

    Kjo tregon dhe thellon akoma me shume se idjoti Kurti eshte nje percares kombi.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Opozita ti lere deklaratat ne media, por te organizoje protesta, motivi eshte i qarte, Albini kerkon percarje, armiqesi me Tiranen. Cohuni si opozite, ky eshte momenti qe Kosova te mos behet Palestine e Europes.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Beri mire qe s’erdhi. Nje qelbesire me pak

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA

        me mire qe nuk mori pjese idioti Kurti

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prishtine

          Beri mire qe nuk shkoj, pse te prishte vellazerine mes Ramovićit e Vućićit. Ne mes vellezerve nuk hy askish! Bravo Kurti, korrekt.

          Përgjigjjuni
          1. d
            denoncim

            Largojeni qelbesiren, por s'eshte vetem kaq: eshte spiun, tradhetar dhe hajdut i çeshtjeve shqiptare. Do fakte ? Ti jap une fshatari thjeshte se qytetar nuk pranoj te jeme si keta te sotmit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje