Kurti mungon në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ish ministri i Jashtëm i Kosovës: Kush po qeveris në këtë vendin tonë?

29 Shkurt 2024, 10:46Rajoni TEMA
Kurti mungon në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë,

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar lidhur me mungesën e kryeministrit Albin Kurti në samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili po zhvillohet në Tiranë. 

“Une nuk kuptoj nje gje: Kryeministri i Kosovës nuk merr pjesë në samitin e nesërm për Ballkanin Perëndimor - BE në Tiranë.

As Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar ndonjë përfaqësues. Kurti është në ditën e pestë - po të pestë të vizitës në MB. Kush po qeveris ne kete vendin tone?”, shkruan ai në platformen X.

Asnjëri prej liderëve shtetërore nuk është i pranishëm në kryeqytetin shqiptar, për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.

Ndryshe nga Samiti për Ukrainën ku Prishtina zyrtare u përfaqësua me presidenten Vjosa Osmani, ditën e sotme Albin Kurti nuk ka udhëtuar drejt Tiranës, por ai do t’i drejtohet liderëve të pranishëm virtualisht përmes një video-mesazhi.

 

 

Lini një Përgjigje