A do i kërkoni Zelenskyt njohjen e Kosovës? Osmani: E bindur që ai moment do vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

28 Shkurt 2024, 11:39Rajoni TEMA
A do i kërkoni Zelenskyt njohjen e Kosovës? Osmani: E bindur që

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një prononcim për gazetarët, Osmani theksoi mbështetjen për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë.

Ajo u pyet edhe për faktin se Ukraina nuk e njeh akoma Kosovën si shtet i pavarur, duke shtuar se është e bindur që ky moment do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.

“Ka shumë rëndësi sepse do të kemi sepse si aleat në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e invazionit të paprovokuar ilegal të Rusisë duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët dhe ushtrinë ukrainase.

Do ta bëjmë edhe tani e tutje. Sot në samit do të flas për hapat konkretë që Kosova po merr në këtë drejtim së bashku me aleatë të tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës.

Gjithnjë kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë që Ukrainë është në një gjendje të jashtëzakonshme lufte, për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, u shpreh Osmani.

1 Komente

  1. e
    edmond (Koder Rreshen )

    Kombi yn nuk ka njerez qe e perfaqesojn,por misionar interesash te shteteve te fuqishme . Perse lideret tam kan frik te thon deshiren e Kombit ,por flasin ne vija te pergjithshme,sikur pyeten per nje shtet tjeter,dhe jo per shtetin e tyre ! Kerkesa per njohjen e Kosoves nga Ukraina ,do vjeri se bashku me fitoren e Ukraines kunder Ruseve , thot Osmani ?! D.m.th ju nuk do ta kerkoni kurr njohjen e Kosoves nga Ukraina,sepse realiteti po na tregon se Ukraina po i humbet perdit e me shum territoret e saj ,dhe si rrjedhoj edhe luften !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje