A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Ja si përgjigjet Rama

27 Shkurt 2024, 20:20Rajoni TEMA
A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Ja si

Këtë të martë pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të vizitojë Shqipërinë. ai do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Për të folur më tepër rreth kësaj vizite të rëndësishme si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, ishte në një intervistë për Alice Taylor në Euronews Albania, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

E ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët. A do diskutojë kryeministri i Shqipërisë me Zelenskyn, për njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Alice Taylor: Kam një pyetje sa i takon Kosovës. Kosova ka qenë e zëshme në mbështetjen për Ukrainën, por Ukraina ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën. Është kjo diçka që mund ta diskutoni me Zelenskyn gjatë vizitës së tij?

Edi Rama: Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj.

Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme.

5 Komente

  1. T
    Toni

    Gjete njeriun e gabuar per te pyetur. Rama eshte nder te vetmit, ne mos i vetmi shqiptar qe ne vend te punonte per kosoven, punoi per serbine gjithe keto vite. Promovoi nismen serbe qe ishte totalisht e ideuar dhe orientuar per te izoluar kosoven dhe per te demtuar pozitat dhe imazhin e saj.

    1. I
      Ilirjan

      Bravo Edi... Kosova e ben per vlerat e veta qe jane te perbashketa me te miqve, nder ta edhe Ukraina. Do te vije momenti edhe i njohjes nga Ukraina.

      1. b
        bir selua i nenes...

        Semundja,qe e ka ne gen,mania e madheshtise i ka marre keq perpjete,dhe simptomat alarmante,jane ato,qe tani kakaris tere kohen jashte vendit dhe karrigja e tij ketu eshte mbushur me merimanga.Dhe konferenca si keto,qe duhet ti organizonte nje shtet i madh me potens dhe kulture demokratike i organizon nje shtet i vogel,i shpopulluar dhe cilesisht i pa zhvilluar!!!.E vetmja eksperience qe mund te shkembeje Rama me Zelenskin eshte shpopullimi i vendit,qe Ukraina ndryshe nga ne ka dhe nje arsye objektive,qe e ka ne ate mase shpernguljen e popullsise jashte kufijve:LUFTA. Por per ironi te fatit,ne nuk kemi pasur lufte dhe shpernguljen e kemi goxha me te madhe se ajo e Ukraines.

        1. e
          elton

          do njohi nje M te madhe

          1. B
            Bumbum..bum

            Po çfar përgjigje , si ja fut kosovës e vet del pa lagur. Fole po gjë s'na the .

            Lini një Përgjigje