Vuçiç kundër Perëndimit: Tajvani është Kinë dhe pikë! Keni mbështetjen e Serbisë

27 Shkurt 2024, 16:35Rajoni TEMA
Vuçiç kundër Perëndimit: Tajvani është

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha rrjetit televiziv kinez, CGTN, se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të.

I pyetur për çështjen e këtij territori, Vuçiç tha se nuk i duhen më shumë se dhjetë sekonda për t’u përgjigjur.

“Tajvani është Kinë dhe varet prej jush se çka, kur dhe si do të veproni me të. Pikë”, tha Vuçiç.

Kina e trajton Tajvanin si territor të sajin renegat, ndërsa Tajvani e sheh veten si shtet sovran. Vuçiq tha se politika e Serbisë është “një Kinë” dhe se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.

“Ai është territori juaj, është populli juaj. Ju jeni vend sovran, ju i merrni vendimet. Mbështetjen e popullit serb do ta keni gjithmonë”, shtoi ai për CGTN-në, shkruan REL.

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, në lidhje me mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Serbia është duke negociuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, është duke forcuar edhe marrëdhëniet me Kinën, me të cilën bashkëpunon në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes.

Kina dhe Tajvani kanë qeveri të ndara që nga përfundimi i një lufte civile në vitin 1949. Pekini, prej kohësh, përpiqet që t’i kufizojë aktivitetet ndërkombëtare të Tajvanit.

Sovraniteti i Tajvanit njihet nga 13 vende në botë, por Qeveria e tij, e zgjedhur në mënyrë demokratike, ka lidhje të forta ekonomike dhe joformale me shumë vende.

7 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Edi Rama: Mos e ngasni Serbinë, kanë lidhje historike me Kinën!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piktori me brushë në kohë lufte

      Serbët po qeshin me Ramën, Vučić po e tërheq për hunde.

      Përgjigjjuni
      1. F
        FushKosove

        Dhe bazuar në këtë, Kosova është Serbi? dhe pikë?

        Përgjigjjuni
        1. a
          aleksander jo skenderi

          Aleksander vucici largpames dhe jo servil ,,,,bravo ,,,,,ndersa skenderat tane amerikanoservila ,,,,

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Kete deklarate te keti xhelati,besoj se e kane ndigjuar ,lexuar edhe SHBA,ANGLIA ,GJERMANIA ,bushtra e vjeter europa brikseli,franca...Si eshte e mundur qe keto servile po e ledhatojne kete kulceder deri ne kete pike ekstreme..?e thote haptas: une jam me rusin,une jam me kine ,greqi iran hazbutullah dhe as nje verejtje as nje mase sanksionuese nuk ja ven.KJO eshte shum e qarte ,ne kete bote ka vetem njeaneshmeri ,padrejtesi lote varre dhe shkaterrime.Keshtu si po heshtin ata qe vendosin fatin e njerezmit,mbase dijne shume gjera qe i frikesohen kesaj qe vehten e llogarit ne anen e agresoreve,ne anen e atyre qe kane lindur dhe te mbesin perbindesh ndaj njerezimit.Turpi nuk matet,turpi nuk peshohet ..mjere njerezimi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njeshi

              Vucici dihet ke ka aleat: kinen, rusine dhe…edi ramen. Dhe pastaj aktivizohen patronazhistet dhe thone rama eshte properendimor. Ska asgje demokratike ne ate qe ben rama brenda vendit te vet dhe asgje perendimore ne ato qe ben jashte vendit te vet, njesoj si vucici.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DARDANIA ILIRE - SHTETI i Kosovës

                PANONIA është UNGARI dhe pkëpresë Sanxhaku është Bosnjë - Dardani; TIMOKU është RUMANI; PIRROTI e rrethinat - BULLGARI; LAMTUMIRË!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje