Gjermania godet Vuçiçin: Është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë

27 Shkurt 2024, 11:59Rajoni TEMA
Gjermania godet Vuçiçin: Është zgjatje e Kremlinit dhe e

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe lidhjeve të tij të veçanta me Kinën dhe qasjen ndaj Tajvanit.

Në një intervsitë për mediat kineze Vuçiç thotë se, Tajvani është Kina, varet nga ju cfare dhe kur do te beni me te.

Në një reagim për deklaratën e Vuçiç se Tajvani është Kina, Michael Roth tha se Presidenti i Serbisë është një zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë.

“Vuçiq në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rrëfyer për mediat marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kinës, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke vënë theksin tek përfitimet pas firmosjes së marrëveshjes për tregtinë e lirë mes të dyja vendeve.

“Do të hapë një treg të madh për disa nga produktet tona bujqësore, verën e mirë të Serbisë. Gjithashtu, do të marrim produkte kineze me një çmim më të ulët dhe do të sjellim më shumë biznesmenë kinezë në vendin tonë. Gjithashtu do të sjellë shumë turistë. Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë ishte diçka që unë e ëndërroja prej kohësh dhe tani ajo u bë realitet.”, deklaroi më tej presidenti serb. Vuçiç njoftoi dhe hapjen e një linje direkte fluturimesh mes Beogradit dhe Pekinit.

Vuçiç tha se Presidenti i Kinës Xi Jinping do të vizitojë Serbinë këtë vit.  Xi e vizitoi Serbinë për herë të fundit në vitin 2016.

3 Komente

  1. A
    Ari

    O Shoku ROTH, shprehjen qe thua se : Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.", tani e kuptove ?!, Ju e perkedhelet ate me dekada...me mendimin se do joshnit shpirtin serb drejt Perendimit, dmth kunder shpirtit te tyre binjak - rus. Kjo nuk ndodh, sepse dashuria shpirterore rrezon cdo lidhje materiale, sado e fuqishme

    1. R
      Rama Vučić

      Ndërsa "Ballkani i Hapur" zgjatim i Serbisë në trojet shqiptare!

      1. E
        Erdogan

        Une nuk e di qe eshte fatkeqesi te jesh Greke,Arnaute apo Sllave ne ish Ilyrine (sot Ballkan) zoti Sholc? You zoti Sholc Ilyrine apo Epirin (Sot Pashalek turk i quajture Albania) e kini kthyer ne zgjatimin e Turqise. Fakti i pushtimit te Qipros ne 1974 plot 50 vjet nga Turqia dhe mbeshtetja tuaj me investime tregon se jini hipokrite.You e shkaterruat Jugosllavine per te keqen e saj dhe kjo ne "Emer te Lirise dhe te Drejtave re Njeriut"! Nje "Shtet apo Qeveri" qe nuk ka guximin ta consideroj Genocide cfare po ngjet ne Gaza qe nga 1948A.D nuk quhet i tille.

        Lini një Përgjigje