Daçiç: S’mund të mbajmë qëndrim negativ ndaj Rusisë dhe Kinës! Politika e jashtme e Serbisë, e pavarur

27 Shkurt 2024, 15:40Rajoni TEMA
Daçiç: S’mund të mbajmë qëndrim negativ ndaj

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit, Kinës dhe Rusisë.

Daçiç është shprehur se Beogradi nuk është ndikuar nga askush dhe se nuk bën politikë të ndikuar nga vende të tjera.

Ai shtoi se Serbia nuk mund të ketë qëndrim negative ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe se gjithashtu pret mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.

“Serbia udhëhiqet nga një politikë e jashtme sovrane dhe të pavarur, në përputhje me interesat e brendshme për të ruajtur integritetin territorial edhe të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Lidhur me komentet e zyrtarëve kroatë për politikën e jashtme të Serbisë, ai tha se një retorikë e tillë nga Zagrebi zyrtar nuk është për shkak të zgjedhjeve në atë vend, por “atmosfera prej vitesh ka reflektuar mendimin e zyrtarëve kroatë se Serbia është “një botë tjetër”.

3 Komente

  1. L
    Lutfi

    Ky eshte nje luftenxites

    Përgjigjjuni
    1. D
      DD

      Of course you are another world, gospodin Daçiq. You are criminally infected- I mean Serbian society. And you and your boss, Alexandar Vuciq, have blood in your hands. 1999- you remember the time when you and Alexandar did great service to butcher of Ballkan- Milosheviq??!!

      Përgjigjjuni
      1. Duhet ti thuhet Daçiç dhe Vuçiç, sikur te gjithe shtetet te mbajne te njejtin qendrim me to per Rusine i bie qe Rusia te vazhdoje te pushtoje perveç Ukraines edhe shtete te tjera dhe te mos denohet si pushtuese apo te mos kundershtohet, te mos sanksionohet? Pra qendrimi i tyre eshte te parapregatise ndryshimin e situates ne Ballkan dhe luften ne Kosove dhe BH

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje