Deputeti i PDK: Albin Kurti bën akrobaci, nuk mund t’i kundërvihemi qëndrimeve të SHBA

27 Shkurt 2024, 20:50Rajoni TEMA
Deputeti i PDK: Albin Kurti bën akrobaci, nuk mund t’i

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur se kryeministri Albin Kurti po bën akrobacira politike, duke i dalë kundër edhe faktorit ndërkombëtar perëndimor.

Komentet Haliti i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se qeveria nuk ka fuqi dhe nuk duhet t’i kundërvihet qëndrimeve të SHBA-së në raport me atë që po ndodh në Kosovë.

Ai tha gjithashtu se Kurti po këmbëngul në vendimin për heqjen e dinarit, për të treguar se në këto 20 vite, vetëm ai mundi të merrte një vendim të tillë dhe të hiqte monedhën serbe nga qarkullimi.

“Akrobacirat politike të Albinit i kemi mësuar të gjithë. Nuk kemi as fuqi, as këllqe neve që ti kundërvihemi politikave dhe qëndrimeve të SHBA-së në raport me atë që ndodh në Kosovë. Mendoj se është e para për të thënë që shikoni këto qeveri të tjera për 20 vite e kanë lënë dinarin serb dhe unë po e heq.

E dyta nga përplaset që ka bërë për të thënë që unë po bëj një hap më të arsyeshëm, po e çoj guvernatorin e bankës. Ai u deklarua që mua s’më ka pyetur guvernatori dhe BKQ lidhur me vendimin.

Dhe pastaj ky ta zgjidhë problemin me një deklaratë ose të zgjidhë problemin me një deklaratë, apo të fillojnë bisedimet për këtë çështje. Mendoj se nuk duhet t’i kundërvihemi politikës amerikane, ata nuk po kërkojnë që dinari të jetë monedhë zyrtare në Kosovë, por të shtyhet vendimi me një afat të caktuar prej 4 muajsh”, tha Haliti.

5 Komente

  1. s
    shkumbin

    Keshtu eshte kur gomari behet kryeminister....

    1. F
      Flamur Struga

      Politikberesit shqiptar,ne te shumten e rasteve jane qyqar.Kjo besoj se nuk kan qen te afte pa pervoje,oastaj nga presione detyrime te ndryshme ,per te mbajtur karriken dhe per te demtuar idealin kryesor ,per te cilin u derdh shum gjak ,masakra shkaterrime...Ne kete situate te mjeruar me 100 halle e gjeti Qeveria e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Albin,shtetin e Republikes te Kosoves.E keqja me e madhe eshte se keta ishat,kakarisin akoma,kjo te ben te mendojdh se pamvaresisht proceseve historike qe ndihmuan,por po mbesin adoleshent ne koke.Qeveria Kurti,nuk ben gare me qeverit e kaluara,as ben perplasje me nderkombetaret,por vetem e zbatojne kushtetuten ligjin ,asgje me shume.Bqk eshte nje institucion i pavarur,por qe mbron interesat e shtetit,valuta dinar,pamvaresisht se eshte perdorur nga ana e rusosebeve,por gjithmone me nje qellim djallezor,per kontrabande,akte terroriste,presione per te blere tokat shqiptare ne veri te RK...Te pakten gjerat te vleresohen ashtu sic jane,pa u dhen nje kahje tjeter,sulmo vellan per te mbuluar veprat e tua te keqija.Nje mal me halle me probleme po i arsyetojme sipas bindjeve personale!por qe po e demtojme rrezikojme lirune pavaresin imazhin e Republikes te Kosoves,nuk e kuptojme....

      1. M
        Miku yt

        Flamur ne jemi vellezer me njeri tjetrin por jo me politikanet. Politikanet duhen mbajtur nen kontroll. Kontrolli vlen si per ish politikanet, per keta ne pushtet dhe per ata qe do vine. Politikanet jane nen rrezik te behen megallomane sic eshte bere Kurti pershembull… nuk eshte mire qe ti e quan ate vella dhe ata para tij i quan pula qe kakarisin. Ata i perkasin qenieve te rrezikuar nga agjentura serbe, por dhe korrupsioni. Asnjehere mos beso tek politikani dhe ta quash ate vella se ja fut votes bam!

        1. G
          Gezim

          Xhavit Haliti rri me shume ne Tirane se ne Kosove. I fut nje status dhe u kry. Shko perballu or mik e mos rri gjithe diten me ish shefin e SHIK -ut Shqiptar se si ai do behesh.

          1. R
            RAIFI

            Ju kundërvu Amerikës Ibrahim Rugova kur i sugjeruan autonomi të zgjeruar nën Serbi por nuk iu idhnuan se ishte i pa korruptuar i pa lidhur me Radojçiqa si puna e juaj,që.edhe me dreqin u bëtë veq për të vjedh,plsqkit e denigrue Kosovën e gjor që e përdoret për ta mjel si lopën.Histori do u qoi në koshin e Esat Pashë Toptanit.

            Lini një Përgjigje