Mediat serbe dhe Bërnabiç bëjnë "hero" Vuçiçin: Historike ajo që bëri në Tiranë, i heqim kapelen

28 Shkurt 2024, 20:41Rajoni TEMA
Mediat serbe dhe Bërnabiç bëjnë "hero"

“Më vijnë lotë sa herë që shoh njerëzit tanë që presin para bankomatit.”

Me këtë fjali në intervistën për RTS nga Tirana, Aleksandër Vuçiç nisi një lum akuzash në drejtim të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit duke u kapur pas çështjes së dinarit, e duke thënë se dy liderët e Kosovës dëshirojnë t'i dëbojnë serbët, por u zotua se Serbia do t'i sigurojë para popullit të saj.

Por më shumë sesa pohimet patriotike, në mediat serbe dhe Beograd ka bërë jehonë fakti se me kërkesën e Presidentit serb janë hequr dy pika të rëndësishme nga deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve në samitin Ukrainë-Europa Juglindore, që përcaktonin sanksionimin e Rusisë për luftën dhe ndikimin malinj në Ballkan.

Edhe vetë Vuçiç u mburr në intervistë për këtë arritje, por edhe për faktin se është hequr nga kjo deklaratë përcaktimi si “shtete” për vendet pjesëmarrëse, duke qenë se Serbia nuk e njeh Kosovën si të tillë.

Nuk ka sanksione, nuk përmenden sanksionet në deklaratën e përbashkët, gjë që është e rëndësishme për ne, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Kur u pajtuam që ato fjalë të mos përfshiheshin, Osmani kërkoi që të votohej sërish, por ajo nuk e mori këtë të drejtë. Kjo është lloji i qasjes ku vendi ynë duhet të vihet nën presion të madh çdo herë. Nëse do t'ju thoja se i kujt ishte propozimi i parë për sanksione, njerëzit më të fuqishëm e kërkuan atë. Ne jemi i vetmi vend këtu që nuk do të anëtarësohemi në NATO, njerëzit tanë e dinë pse…”, tha Vuçiç nga Tirana.

Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së Vuçiç duke shkruar se Presidenti nga kryeqyteti shqiptar ua bëri të qartë të gjithëve se Beogradi zyrtar do ta mbrojë Kosovën me çdo kusht.

Në sajë të përpjekjeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pikat që përfaqësonin Kosovën si një nga vendet pjesëmarrëse në Samit u hoqën nga Deklarata nga Samiti i Tiranës. Pikat 6 dhe 7 ranë poshtë pasi iu referoheshin shteteve pjesëmarrëse - sepse Kosova nuk mund të jetë e tillë, dhe ato pika nuk ishin të pranueshme për Serbinë.  Ishte e rëndësishme të hiqej nga pika termi "shtetet" , sepse presidenti Vuçiç nuk do të lejojë kurrë që Kosova të paraqitet si shtet i pavarur”, raporton Novosti.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç intervistën e mbrëmjes në TV Prva e ka nisur duke folur për pjesëmarrjen e Vuçiç në samitin e Tiranës, duke thënë se me angazhimin e tij arriti një rezultat të madh dhe historik, duke ndryshuar deklaratën finale.

Nëse kjo nuk do të ishte pranuar, atëherë krahina jonë autonome e Kosovës do të shfaqej atje si një vend pjesëmarrës në samit. Presidenti ka insistuar për këtë dhe ka arritur ta ndryshojë, ta heqë atë pjesë. Kështu, në një ditë jashtëzakonisht të rëndësishme në një samit jashtëzakonisht të rëndësishëm, ne praktikisht e hoqëm atë nga të gjitha dokumentet dhe deklaratat dhe konfirmuam sovranitetin tonë. Është një arritje e madhe në rrethana të vështira", tha Bërnabiç.

Sipas saj, heqja e atyre pjesëve dhe formulimeve nga deklarata paraqet një sukses të madh diplomatik të Serbisë. “Kur presidenti Vuçiç nisi të shtjellonte të gjitha këto, ata ndoshta e kuptuan se ishte më e lehtë ta hiqnin termin shtet nga rezoluta”, u shpreh ajo.

Sipas Bërnabiç ajo që ndodhi sot në Tiranë është një nga gjërat më të vështira që Vuçiç bërë kohët e fundit dhe kjo do të mbetet në histori, ndaj “duhet hequr kapelja” për të.

9 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Me i fituari sot doli Vucic.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Pordhe me rigon????

      Përgjigjjuni
      1. A
        AX

        Kta bolet bejne sikur nuk e kuptojne qe Sanxhaku eshte i brishte… per te mos folur per presheven! Eshte Vuciqi qe ju bashkua fotos me autoritet e zgjedhura shteterore te vendeve te Evropes Juglindore (jo mender Ballkanit) po ashtu si BernaBitch ne Samitin EU te nentorit.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...........

          Duke lexuar gjithë këto rreth qëndrimit Sërb ndaj Kosovës, atëherë Europa për çfarë normalizim marrëdhëniesh bënë fjalë? Si mund t'i kërkohet Sërbisë të njohë Kosovën kur ajo mburret se nuk ka për t'a njohur kurrë? Sërbët rrojnë në mesjetë, data për t'a është 28 Shkurt 1423 dhe jo 28 Shkurt 2023.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deklarata e Vučić-it në Tiranë

            Pse e ftuat Vuçiqin në Tiranë? Për t'i hequr "sanksionet kundër Rusisë", "ndikimin malinj rus në rajon" dhe për ta hequr Kosovën për hatër të tij? Më keq është deklarata e tillë e përbashkët se mospjesëmarrja e Vuçiqit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E di

              Serbet mut ishin dhe mut mbeten! E gezofshi Ballkanin e Hapur me ta, se "jua kane blere mendjen" juve dhe politikaneve europiane te kastruar.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                S'kanë pse serbët ta lsvdojn Vuçiqin por le ta falënderojnë.Ramën për sherbimet që po ia bënë Serbisë.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bashkimi per drejtesi

                  Çetniket kriminelin gjenocidit Vuçiqin e cilësojnë si Hero kurse shqipfolësit gjakprishur kundër kombëtar e kundër shtetëror HERONJTË e vetë i dergojnë Hagë.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shmili

                    PO, Railf. Është mutic Rama, dora e zgjatur e shkive. Ato kka-kolat krah Kosovës është Shqipëria, e ka për popullin, sa për qeverinë e tij, OPEN BAKLLAVA do isht pjata e parë e pashijuar, por e porositur.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje