I arrestuar për drogë disa ditë më parë, 33-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në paraburgim

18 Prill 2025, 14:44Rajoni TEMA
I arrestuar për drogë disa ditë më parë,

Një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i vdekur në Komisariatin e Hanias mëngjesin e kësaj të premteje.

Lajmi është bërë publik nga mediat greke të cilat kanë shpërndarë komunikatën zyrtare të policisë.

“Në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Hania, një i burgosur i huaj, ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, ndërsa punonjësi i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe autoambulanca. Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, i burgosuri ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua të martën më 15 prill për shkelje të ligjit për drogën. 

Identiteti i të riut shqiptar nuk është publikuar ende.

3 Komente

  1. X
    Xeni

    Vrasja e rradhes nga afganet e Hanias. 33 vjec humbi ndjenjat ?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      terror

      Përgjigjjuni
      1. g
        goni

        mos e bofshit piken e hajrit o grejk , ne jete te jeteve... amin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje