
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi reagoi për incidentin e ndodhur një natë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Komisionin për Çështje Evropiane.
“Në radhë të parë po më vjen keq për ato që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shpreh keqardhje për gjithë ato skena të cilat ndodhën të provokuara nga opozita.
Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë, mos të biem pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese”.
Ai më tej tregon se çfarë përbën ligji që inatosi deputetët opozitarë.
“Ligji në fjalë ka të bëjë me evitimin e bllokimit të gjyqësorit, prokurorisë, si dhe sundimit të së drejtës, gjë që po pengohet, por po e përsëris se skena të tilla janë të shëmtuara dhe nuk janë në funksion të interesit të qytetarëve nuk duhet të përsëriten nga opozita e as nga pushteti nuk duhet ato skena të shërbejnë për përplasje në Kuvend dhe bashkërisht t’i tejkalojmë këto provokime dhe inate në funksion të mbarëvajtjes të punës së Kuvendit”, deklaroi Arbër Ademi.
Haha u provokova nga mentaliteti Turke Otomane, Talibane se pse edhe at sjedhene në kët menyre. Ju o façe zi kaqe dine dhune dhe për të vjedhje se për gjë tjeter nuke jeni
Bravo Arber ! E pashe une skenen ne tv, me pelqeu se ju dhjeu turinjte atyre slavo-maqedonsve ,, U tregua bos Na nderoi. .. Ashtu qendroju atyre me force , shkerdheu robt Ti ashtu vepro me force, dhe pastaj , thoju me fal se u nxitove , - Urime Arber ne punen tuaj !