Sulmi në veri, 30 ditë paraburgim për dy serbët që dolën para gjykatës

26 Shtator 2023, 13:12Rajoni TEMA

Sulmi në veri, 30 ditë paraburgim për dy serbët që

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy shtetasit serbë, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç, të dyshuar për sulmin terroristë të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Gjithashtu Gjykata Themelore Prishtinë caktoi gjatë orëve të mëngjesit masën e paraburgimit për një tjetër sulmues serb i identifikuar me inicialet V.T., pas seancës dëgjimore e cila u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati i Maksimoviçit tha para mediave se do të ankohen për këtë vendim.

“Ne ndaj kësaj do të parashtrojmë ankesë, i kemi treguar gjykatës për disa fakte për të cilët konsiderojmë që janë irelevante dhe që tregojnë se bëhet fjalë për diçka që është më shumë keqkuptim se që do të mund të kishte lidhje me veprën penale”, deklaroi para shtypit Dejan Vasiç, raporton KlanKosova.

Kujtojmë se më 24 shtator, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur ndërsa po shkonte për të hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë. Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën.

Pasi qëlloi ndaj zyrtarëve policorë, grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, ndërsa përleshjet me policinë e Kosovës vijuan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa arrestoi gjashtë të tjerë. Ndërkohë në mbrëmjen e 25 shtatorit në një hotel në Banjska janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për armëmbajtje.

2 Komente

  1. J
    Janulles me rrocke bythes

    Mishin me gershan prijuani Srbski = Grcki = Terroriste orthodhoks

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Natyrisht qe eshte keqkuptim. Ne serbi kur bien ne gjume vishen si ushtaret dhe keta te dy duket qarte qe jane arrestuar kur ishin ne krevat duke fjetur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje