Çitaku: Kurti bëri llogari të gabuara, Kosova nuk po përfiton asgjë në dialogun me Serbinë

4 Mars 2023, 15:24Rajoni TEMA

Çitaku: Kurti bëri llogari të gabuara, Kosova nuk po

Neni i shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se sa thjestë krijimi i asociacionit, ai i jep autonomi serbëve të Kosovës. Këtë qëndrim që ka paraqitur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku e cila ka shtuar se pranimi do të hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë.

 “Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe.

Ne besojmë që kjo çështje është rregulluar shumë mirë me pakon e presidentit Ahtisari dhe infrastrukturën ligjore ekzistuese në Kosovë. Autonomia e tejkalon Asociacionin, nuk ka fije dyshimi. Për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin ekziston një nen i veçantë në kuadër të dokumentit”.

Zyratrja e lartë e pdk-së pretendon se s’ka asnjë element në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen de-facto.

 “Në këtë formë de-facto Serbia e ka njohur Kosovën që nga vitit 1999, Serbia nuk qeverisë me Kosovës. Serbia ka pranuar dokumentet tona të udhëtimit, po harroni se ne kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit.

S’ka kufi me një shtet të cilin e konsideron kushtimisht pjesë tënden. Nuk ka element të ri në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje de-jure apo de-facto. E vetmja gjë e re është se dy palët janë zotuar se dialogu të vazhdojë, e sa do të vazhdojë dhe sa vite do t’i humbas Kosova në këtë proces mbetet të shihet”,

Sipas çitakut, Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë përmes sjelljeve të tij të gabuara në këtë proces.


“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë takuar më 27 shkurt në Bruksel, ku, sipas ndërmjetësit të dialogut, Josep Borrell, palët janë pajtuar për propozimin e BE-së për dialogun, i cili përmban 11 nene. Megjithatë, të njëjtit nuk e kanë nënshkruar dokumentin.

Takimi i radhës ku diskutohet sërish për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj pritet të mbahet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

5 Komente

  1. k
    katarakti

    E moj Çitaku! Ti me shefat e tu bëtë 12 vjet bisedime me Serbinë. Duke pranuar edhe asosiacionin, Zajednicën! Tani i thoni Kurtit të mos zhvillojë bisedime me Serbinë! Albini që kur formoi qeverinë deklaroi se dialogu me Serbinë, në përparësitë e qeverisë së tij zinte vendin e 7-të. Ju, Thaçi, Mustafa e kompani, së bashku me ndërkombëtarët u hodhët përpjetë. Dialogu në krye të axhendës! Tani po shani Kurtin që po përpiqet të lajë mutin tuaj. Mund ta mbash veten për diplomate, mund të jesh edhe e bukur, por mund të jesh edhe fyçkë nga mendja dhe e poshtër nga shpirti.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta kam vu syrin

      Prej bukuroshes shëndërohesh në shtrigë. Ruaje vehten, mvahu. Vazhdimisht nga inati flet si Ganja S’te ngjan ty shpifja. Mos te lutem. Më mirë hesht

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Struga

        E nderuara Vlora.Ti qe ke qen figure e rendesishme ne politike ,te eshte dhen rasti shum here qe ta bindish vetvehten se rusoserbet nuk jane njerez te fjales,nuk kane fetyre te skuqen,nuk turperohen kur sot e thone nje fjale te mire dhe pastaj ,prit plumbat ,vdekjet qe i mendojne ndaj popullit tone.Vetit e egersirave i karakterizojne vetem rusoserbet ne kete planet,prandaj edhe ti si anetare e Qeverise te RK ne kohen e Hashimit,cfare te mire!mareveshje i solle Republikes te Kosoves.Vlora,ty dhe te gjithe politikanet ,duhet tu vrasi ndergjegjja se ku e katandiset Kosoven,armiku sa here qe ballafaqoheshte me palen tone !mirrte me thesa dhe ju mirrnit fluskat e debores,randaj duhet pergjegjesia jote pa i sjellur asgje te mire Kosoves,duhet te te bej te reflektojsh dhe jo te sulmojsh Albin Kurti,duhet te ndiesh keqardhje se ketu as ti dhe as Albini,nuk sakrifikoni per cifligjet tuaja,por per te miren e Republikes te Kosoves.Ne politike besoj Vlora se gjerat nuk behen matematike ,gjeometri diskriptive ,ketu behen tejkalime qe nuk mbetet hapesire per nje emrues te perbashket.Prandaj Vlora ,ndihmoni me sinqeritetin me te madh mos tentoni te ulni perbuzni njeri tjetrin se lufta eshte e perbashket,bejuni modest mos rrihni kraherorin se une e bera ,une e solla,po shihni si te vi situata deri tek realizimi i aspiratave tona,Aftesite tuaja vini ne favor te nevojave qe i nevoiten Kosoves dhe popullit te saje dhe jo krenarise ,unit individual.te veprojme ashtu sic veprojne armiqet tane Vlora.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miku yt.

          Ti Flamur, ne rastin me pozitiv per ty, je thjeshte nje bythelepires sepse edhe kur Kurti kundershtonte asociacionin edhe kur ai e pranoi, ti flet njesoj dhe na trego perralla per "koqet e medha " te Kurtit. Kush po pjerdh per Vloren, or Flamur! Eshte fjala per Kurtin dhe per ate fol. Kur te jete fjala per Vloren, do flasim edhe per te. Ti na spjego se pse ti e mbeshtet Kurtin, pavaresisht ne se ai shan apo ben dashuri me Vuciqin. Kurti duket sikur eshte thjeshte nje "kulish" i Vuciqit dhe e dredh muhabetin sipas interesave serbe. Pyetja per ty eshte se pse ti je me Kurtin, pavaresisht se kush eshte Kurti, apo sepse edhe ti je nje madhesi "variabel" sipas vlerave qe u jep Vuciqi...

          Përgjigjjuni
          1. s
            strugani

            miku im,Ky injoranti flamur i shefe gjerat me syrin e udbes .Vlora Citaku ka qene ambasadoja me e mire qe ka pase ndonjehere Kosova.Problemi eshte H.Thaqi,ai qe udhehoqi luften ,Rambujen,dhe shpalli pavaresin duhet te shpallet tradhetare te pushkatohet dhe te fillohet nga e para.Perfundimi dihet si do jete.Kjo eshte detyra e Serbis e nihmuar nga udbashet dhe kolona e peste qe nuk jane te pakte ne Kosove ,Maqedoni…Nderkombetaret me shkurt SHBA jane ata qe ja imponuan Hashimit ato zgjedhje dhe Albini atehere vriste police, digjte kuvendin dhe tashe zgerdhihej dhe thote se jane marreveshje te mira pa fijen e turpit.Nje pyetje per kete strugatorin;pse A Demaqi u largua perfundimisht prej Albinit dhe as qe komunikonte…Albini eshte makiavelist,mjeti aresyeton qellim,Albinit si intereson Kosova,ai done vetem presednik te jete…PS hiqe ate Struga se na mbarrove,gati cdo fjale gabim e shkruan…

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje