
Rusia po kërkon një shpjegim zyrtar nga aleatja e saj, Serbia pas raporteve se Beogradi ka dorëzuar mijëra raketa në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit rus.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shprehu “shqetësimin më të thellë” në lidhje me këto lajme, të cilat mbërritën fillimisht nga një media proqeveritare ruse muajin e kaluar.
“Ne po e ndjekim me kujdes këtë histori,” u shpreh ajo në një deklaratë të postuar së fundi në faqen e ministrisë. Zakharova shtoi se armatosja e mundshme e Ukrainës përfaqëson një “çështje serioze” për marrëdhëniet serbo-ruse.
Sipas raporteve që kanë vënë në alarm Kremlinin, një fabrikë shterërore serbe armësh ka dërguar së fundi rreth 3,500 raketa për raketahedhëset Grad të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase.
Raketat 122 mm dyshohet se u transportuan në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë. Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç e mohoi këtë gjë, por jo mundësinë që raketat të kenë mbërritur atje nëpërmjet një pale të tretë.
“Nëse kompanitë private blejnë armë në tregjet e shteteve të treta dhe më pas ua shesin ato kompanive të tjera në vende të tjera, ky nuk është problem I Serbisë, kjo është tregti ndërkombëtare”, tha ai.
Beogradi mbetet aleati më i ngushtë i Moskës në Europë, me lidhje historike, fetare dhe kulturore që janë forcuar nga dekada të fushatave të propagandës pro-ruse atje, si dhe me mbështetjen që Rusia i bën pretendimeve serbe ndaj Kosovës.
Kjo eshte me te vertete vllazerore. Keshtu duhet te vazhdohet. Ne fund te fundit kjo eshte vllazeri e civilizuar sllave.
Ça gallate. Dhe Rama na mbush mendjen ti besojmë Serbisë? Kët po e panë që fitojnë diçka, ja fusin vetes.
Bravo Serbia...! Rusia te ha mutin...sepse ka humbur 150.000 ushtare ne Ukraine..Respekte per Serbine.
Kam pare gomare shume , por gomar Elbasani si ky me siper kurre.
Nuk ke parë gjë akoma. Ky është nga ta gomerë që as mushka nuk janë në gjendje të ngjizin. Gomar homo. Tek ne budallallëku është aq i përhapur sa ka mbytur dhe atë pak zgjuarsi që ka ekzistuar.
Nese eshte e vertete, atehere keq do ta kete Kosova. Afrimi i Serbise me Ameriken, eshte gishti ne by
Fatkeqësisht, ke shumë të drejtë. Është thënë disa herë më parë një gjë e tillë. Serbia punon ndërkombëtarisht, ne bëjmë sherr bqirash, dhe medja bën propagandë, gjasme të fshehtë, pro putiniane. Të të çlirojë, të të mbrojë, të të mbajë me ndihma Amerika dhe Europa?! E të mbështesë Shqipërinë, Erdogan e Putin?! Nuk di si ta kuptoj? Primitivitet mijvjeçar, i ngulitur aq thellë sa nuk ka "karbon" që e daton.
lajm i rremë............