Ja si këshilltarja e Albin Kurtit Dejona Mihali i tregon deputetes së VV-së se si ta sulmojë analistin kosovar

29 Shkurt 2024, 21:46Rajoni TEMA

Ja si këshilltarja e Albin Kurtit Dejona Mihali i tregon deputetes së

Për një kohë shumë të gjatë është aluduar e akuzuar se “komisarja” e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo, u konfirmua sot.

Nacionale ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin. Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”

Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.

Pra, Dejona Mihali nga Shqipëria i shkruan ‘goditjen që një deputete e Kuvendit i bën një analisti kosovar. Dhe madje edhe i tregon se kur ta postojë.

Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të".

Pastaj, duket se futet në lojë ‘artileria e rëndë’, Dejona Mihali.

Se çfarë pushteti ka Dejona Mihali tregon gjendja e mjerueshme në të cilën sot kishte rënë një deputet tjetër i VV-së, Halil Thaçi.

Ky i fundit, siç raportoi Nacionale, po konsultohej me robotë se si ta sulmonte opozitën për çështjen që po diskutonin, pra shëndetësinë.

Ai u zu nga fotografi i Nacionales duke u konsultuar me ChatGPT për të shkruar fjalime të Kuvendit të Kosovës.

Mbi këtë, ai ka folur për mediumin “Albanian Post”, duke e dhënë një përgjigje gati qesharake:

Jo nuk kam fjalim sot, vetëm më interesoj nëse ‘ChatGPT’ ka informacione për shëndetësinë në Kosovë, ajo më interesojë, vetëm për rekreacion e pata.. s’kam fjalim sot”.

Ndryshe, Nacionale ka kontaktuar edhe deputeten Ariana Matoshi për ta pyetur mbi “komunikimin” e saj me Mihalin, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme në telefon.

5 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Kjo pseudo ekspertja mihali eshte dashur ta shfrytezon kohen duke ju shkruar raporte pulave te VV-ces pjese e se ciles eshte edhe kjo analfabetja matoshi e cila e fitoj vendin e deputetes fale zezakut alet "madh" se si te kunderpegjigjen ndaj serbise dhe si te punojne per kosoven e jo si ta urrejne uçk-n dhe shtetin e kosoves, sjellja e ksaj klike poshteruese qe eshte grumbullar ne qenefin e quajtur VV-c eshte aq poshteruese sa kur allbin kurrci te kendellet do ta kuptoj se jo vetem ne kosove ka patur e ka serbofil e pjelle serbosllave duke filluar nga mender presednike osmanka dhe shum ministra e kshilltar te tij por edhe ne shqiperi ka siq eshte kjo mihali, andaj kush i gezohet poshtersise se qiftit matoshi nuk eshte gje tjeter pos nje lope qe sdi çfar ha ne grazhd.

    1. T
      TYRKU

      sHQIPTARET JANE RRACE QE KAFSHOJNE NJERI TJETRIN NE PRAPANICE

      1. F
        Fener Zizi

        Kjo Dejona Mihali ka Nenshtesi edhe Greke , Albini eshte Antishqiptar, kur do ta mesojne Kosovaret kete? Zgjohu Kosova.

        1. B
          Bashkimi

          Këta janë një sekt spurdhjakësh.

          1. D
            Daullxhiu

            Po deputetet e kosoves kane deficenc mendimi, thjesht jane te palexuar e nuk radhitin mendimet ne nje forme te efektshme. Athere hyn ne loj kjo putana qe kosovareve ju duket e lexuar. Matoshja e ka mendjen per kar zezaku jo te lexoj e matyrisht merr mendimet e "ndritura" te kesaj putanes dejona. E tille eshte vetvarrosja me Albin renegatin. Hapni syte kosovar.

            Lini një Përgjigje