Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke folur pas samitit rajonal në Tiranë, është shprehur se u tregua i gatshëm që të ulet në bisedime për çështjen e heqjes së dinarit, gjë që, siç ka theksuar ai, është dënuar nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Vuçiç shtoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë.
“Keni dëgjuar gjithë ndërmjetësuesit tanë, të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përfshirë njerëz nga SHBA-ja dhe jo vetëm nga Bashkimi Evropian, që janë kundër veprimeve të njëanshme të bëra nga regjimi i Kurtit në Prishtinë.
Asnjë nuk e kupton pse po e bëjnë këtë. Të thonë se u bë nga Banka Qendrore është një lloj mendjemadhësie hipokritike që nuk i beson askush. Shpresoj të veprojnë në mënyrë më të arsyeshme në të ardhmen.
Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm të flasim për gjithçka, për çdo çështje. Kemi dërguar delegacionin me kryenegociator në Bruksel për të biseduar, por pala tjetër nuk erdhi. Shpresoj të gjejmë mënyra për ta zgjidhur. Përndryshe do të bëjë probleme të mëdha për serbët që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiç.
"Shpresojmë se ata do të sillen më të arsyeshëm në të ardhmen. Dhe sa për ne, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për çdo gjë, për çdo çështje. Dhe delegacionin tonë e dërguam ( Petar Petkoviq) në Bruksel për të folur”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka kujtuar se kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, nuk është paraqitur në takimin në Bruksel.
"Shpresojmë se do të gjejmë një mënyrë për ta zgjidhur. Përndryshe, kjo do të krijojë probleme të mëdha për serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi", tha Vuçiç.
“Deri tani nuk jemi marrë vesh për çështje të tilla, nuk kemi bërë kështu, do të habitesha sikur të ishte ndryshe, nëse mendoni se kjo është një tragjedi dhe arsye për të na sulmuar, nuk mendoj kështu, mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia të bëjë një politikë të pavarur, të pavarur dhe të vlerësohet rast pas rasti”, tha Vuçiç.
Normal qe ja ka qejfi....edhe me kete ritem "aleatet" sh shpejt do shtrojne per diskutim ne Bruksel edhe c'ngjyre breckash do veshin ne Kosove...
Nuk e thone kot qe Vucic eshte "bir kurve", se nene ia ka shkerdhyer kosovari.
Ky dobici dobic do mbetet vetem se eshte gershetuar me shqiptare se nena e tije e ka pas qefin