Organizatat e shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ndaj moskonstituimit të legjislaturës së re.
Të pajisur me pankarta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Unë jam deputet/e bllokues/e”, “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Albulena Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Albini duhet të mësojë çfarë është kompromisi. Po e zvarrit Kosovën drejt humnerës veçse që t'i dalë e vetja. Deri në mars kam qënë mbështetës i flaktë i tij. Sot nuk dua ta shoh me sy.
Hajde proteste hajde, madheshtore vertet! Pse kaq pak pritestues i kan met Kurtit?
ore këta kanë harruar të shkruajnë "çfarë PS ka kjo albulena që nuk mund të zëvëndësohet,me një nexhmije,hason,ose dhe qyfyre"!!apo nuk i paguan al bin flokziu,për tallkarta të tilla??