Kisha maqedonase “pajtohet” me Kishën serbe, skepticizëm për pavarësinë e Kishës maqedonases

17 Maj 2022, 20:21Rajoni TEMA

Kisha maqedonase “pajtohet” me Kishën serbe, skepticizëm

Pas më shumë se 50 vitesh mosmarrëveshje të shkaktuara nga ndarja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga ajo Serbe, kjo e fundit mori vendim për rivendosje të marrëdhënieve mes tyre.

Ky lajm në pamje të parë dukej diçka e mirë.

Por opinioni në Maqedoninë e Veriut e sheh me dyshime.

Gazetari  Branko Gjorgevski, vlerëson se ky vendim e kthen Kishën Maqedonase shumë pas – në periudhën kur gëzonte vetëm autonomi brenda Kishës Ortodokse Serbe, e jo të pavarur siç e ka deklaruar veten pas ndarjes.

“Nëse vendimi është ashtu siç e kuptuam dje. Ne kemi shume arsye për shqetësim. Në vendimin e djeshëm Kisha Ortodokse Maqedonase kthehet në një pozitë autonomie që e ka pasur në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe. Ky nuk është autoqefalitet por vetëm autonomi që po prezantohet si pavarësim. Nëse ktheheni në pozitë para vitit 1959, të gjitha vendimet pas këtij viti si ajo për autoqefali nuk vlejnë”, tha Gjorgjevski.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kishës Serbe, mirëpritet pranimi i statusit të autonomisë sa më të gjerë pra pavarësisë së plotë të brendshme të dhënë në vitin 1995.

Shumë në Maqedoninë e Veriut e shohin si heqje dorë nga pavarësia e shpallur dekada më parë.

Në Kishën Ortodokse Maqedonase tashmë dy ditë me radhë ka heshtje të plotë sa i përket kësaj çështje dhe nuk është folur fare nëse ky vendim i Kishës Ortodokse Serbe është pozitiv apo negativ për ortodoksët maqedonas.

Gjorgevski thotë se ky vendim lë shumë për të dëshiruar për shkak se Kisha Serbe ia ka lënë asaj Maqedonase përgjegjësinë që ta zgjidhë çështjen e emrit të saj zyrtar, në dialog me kishën grekët dhe atë bullgare me të cilat ka mosmarrëveshje .

“Në vendimin e Kishës Serbe instalohet princip i konsensusit, pra për të shpallur autoqefali duhet të keni pajtueshmëri nga të gjithë 14 kishat autoqefale ortodokse, ndërsa diçka e tillë për momentin nuk ekziston dhe fjalën e fundit për autoqefalitetin e një kishe e ka Patriarkana Ekumenike. Tani siç e kanë menduar kështu çdo kishë mund tu vendosë pengesa në rrugën e autoqefalitetit”, u shpreh Gjorgjevski. Kisha Ortodokse Bullgare para një jave është deklaruar kundër vendimit për ta njohur Kishën Ortodoske Maqedonase me emrin Kryepeshkopata e Ohrit.

Ajo vlerëson se ata janë të vetmit që kanë të drejtë të jenë pasardhës së Kryepeshkopatës së Ohrit.

Një javë më parë, Patriarkana Ekumenike e njohu Kishën Ortodokse Maqedonase si Kryepeshkopatë e Ohrit.

Kjo i dha fund izolimit ndërkombëtarë të   kishës Maqedonase pas konflikteve me atë serbe.

3 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Perse u duhet ki lajm rrondeleve turkoshqipfoles...!?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Progon Pollogu

      KY lajm duhet se ndiqja intervistën e një eksperti të historisë së kishës...dhe me gjithë insistimin e moderatores serbe (e falënderoj për korrektësinë) për të kuptuar përmbajtjen e këtij afrimi "vëllazëror", nënkuptova se kjo "shkrirje shpirtërore" u arrit falë "Open Bakllavës". Prit afrime të kësa natyre, por më të dhimbshme me Shqipërinë e Ramë Vicic - Vulin. Gjukanovici (Gjukaj) i M të Zi, më shqiptar se Ramëziu

      Përgjigjjuni
    2. P
      Progon Pollogu

      Ku është zëri i Janullas Helmit në këtë intrigë antiarbërore. Janullas Helmi - nuk di ti se shqiptarët e ortodoksisë arbnore në FYROM jetojnë jetën e urithit. Fol, or pordha (zëri) e Krishtit !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje