“Konflikte më të mëdha në tryezat e arenës ndërkombëtare”/ Lami: Deklaratat e Kurtit, një aventurë politike

16 Qershor 2025, 21:15Rajoni TEMA
“Konflikte më të mëdha në tryezat e arenës

Analisti Roland Lami në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se deklaratat e Albin Kurtit në situatën në të cilën ndodhet faktori ndërkombëtar e vështirësojnë më shumë marrëdhënien. Gjatë intervistës, Lami tha se duke parë që shumë konflikte të mëdha janë në tryezat e arenës ndërkombëtare, deklaratat e Kurtit nuk çojnë në zgjidhje, por më shumë tension.

“Dyzimi në qëndrime i nivelit zyrtare të politikës së jashtme në Shqipëri, reflekton pasigurinë në të cilën vendosen SHBA dhe BE që për disa raste nuk janë më të koordinuara. Edhe në rastin e Gazës dhe të Iranit, dhe të Ukrainës, dhe të Kosovës ka deklarata që nuk janë të koordinuara me BE dhe Shqipëria është detyruar të gjejë një mekanizëm për të kënaqur të dy palët. Në rastin e Kosovës, qëndrimi i kryeministrit Kurti është jashtë kontekstit në të cilën ndodhet faktori ndërkombëtar. Pasi konflikte shumë më të mëdha janë sot në tavolinat e arenës ndërkombëtare dhe t’i shtosh më shumë kokëçarje nuk e qetëson situatën. Plus që mund të shkaktosh edhe një reagim apo zgjidhje situate në tension. Dhe ta kërkosh këtë me një këto konflikte të hapura dhe të tentosh të tërheqësh vëmendje më duket një aventurë politike”, tha mes të tjerash ai.

3 Komente

  1. B
    Boll me kaq!

    Ky lloj analisti nuk eshte analist, por kompromisaxhi. Mundohet ta nxjerre Albinin si naiv, per ta mbrojtur dhe ky eshte nje gabim i math. Albini eshte kush eshte, asnjehere ka qene naiv qe nuk di se ckerkon. Ajo qe kerkon Albini nuk eshte kerkesa e Albinit por kerkesa e serbit. Serbi nepermjet Albinit i tregon botes se shqiptaret e Kosoves, nuk e meritojne mevetesine dhe nuk jane te zote te kuptojne se ku eshte interesi i tyre. Roland Lami nuk zberthen demet qe shkakton Kurti duke ju keundervene Amerikes dhe perendimit, por e zbut duke e quajtur aventure sikur Kurti eshte ndonje aventurier. Kurti asnjehere ka qene aventurier por ka qene ne detyre....Problemi eshte me popullin naiv te Kosoves qe Kurti u nderoi kombesine nga shqiptare ne dardane dhe ata ishin dakort. Me sa duket ketu kemi nje problem serioz....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Mjaftojne ca sanksione te tjera dhe behet lepur shurraku I Prishtines.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Eshte momenti qe Rusia dhe Amerika ulen per te biseduar per Ukrainen, qeveria shqiptare te loboje ne Amerike per Kosoven, pasi per nje leshim qe mund te beje Amerika ne Ukraine , Rusise ti kerkohet nga ana e Amerikes qe te lejoje njofjen e pavaresise se Kosoves. Qeveria shqiptare duhet te shohe me shume interesat kombetare se sa interesat e Ukraines, qe as nuk njeh pavaresine e Kosoves.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje