Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidenca: Është urgjencë shtetërore

19 Gusht 2025, 15:44Rajoni TEMA
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidenca: Është

Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit.

Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00. Kjo seancë vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.

Presidenca ka theksuar se zvarritja e deritanishme e konstituimit të Kuvendit ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Presidenca ka apeluar të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit./Kosovapress

3 Komente

  1. K
    Kurti si Enveri

    Le të propozojnë një kryetar kuvendi me konsensus atëhere. Ose ndryshe të shkojnë në djall. Kurti po tregohet i çmendur pas pushtetit. Më keq se Enver Hoxha.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      """""""""""""""""""""""Mos u lodhni me Albinin"""""""""""""""" ------------Dega-------------------------------------------------------------------------------e thatë--------------------------------------------------------------------------------nuk lakohet--------------------

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfare ke pi moj Presidente...

        Jo moj Presidente jo, emergjence shteterore jo sepse nuk keni shtet ju te kombit kosovar. Nuk bahet shtet tamam me brumin tuj te thartuem aq keq.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje