Kosova në ngërç politik/ Angazhohet Presidentja Vjosa Osmani: Do të ftoj në takim krerët e partive

30 Qershor 2025, 14:08Rajoni TEMA
Kosova në ngërç politik/ Angazhohet Presidentja Vjosa Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, obligoi deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi lejon votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë argumentuar të kundërtën.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.

Presidentja Osmani ishte shprehur e gatshme t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese edhe pas një takimi konsultativ që kishte pasur me krerët politikë më 15 maj.

Për të 39-tën herë me radhë, të shtunën, deputetët nuk arritën ta konstituonin Kuvendin. Që nga 1 maji – kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV propozoi që për kryetarin e Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë – PDK-ja, LDK-ja, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Këto parti kanë argumentuar se ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues, dhe ishte AAK-ja, me mbështetjen e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që e dërgoi çështjen e votimit të fshehtë në Gjykatën Kushtetuese.

Më 28 qershor, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi udhëheqësit e partive politike për konsultime, por edhe pas dy orësh takim, palët nuk arritën asnjë marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik.

Pas takimit, Kurti ka fajësuar partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë se po e keqinterpretojnë aktgjykimin, duke thënë se në takim ka ofruar edhe kompromise.

Por, nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se kanë kërkuar që të mos vazhdohen seancat me skenarin e njëjtë, pra me votimin e fshehtë.

Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Kushtetueses ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidimi nëse në votimin e fshehtë nuk i siguron 61 votat e nevojshme.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që deputetët të votojnë për kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota.

Vetëm pasi të përmbyllet ky proces, LVV-ja si fituese e zgjedhjeve mund të provojë të formojë Qeverinë e re të Kosovës./REL

8 Komente

  1. K
    Kritiku

    Hahahah njishja e fshatit jugor te Serbise

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa ma keq do e con ngerscin

      Tani po, cdo ngerc do e zgjidhe Vjosa qe asht bisht i Kurtit.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enea

      Kina nonen ty o serb deshtak i mutit qe komenton ketu. Kina nonen ta qifte

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Ajka e intelektit Koqevar. Mos me kero arfumente se me le pa fjale hahaha

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enea, amon na thuj emnin e vertete

          O Enea nishan i kombit kosovar, mos u fut ma ketu, futu ne nonji medium komentuesish tek vllaznit e tuj serb.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sadriu

          Po çke mi qe i trazon gjerat?A ka me rehat se kaq,ne fund te fundit çju duhet qeveria apo parlamenti kur keshtu jeni rehat te gjithe.Albinin eshte bo si kryetar koopetarive,ti si kryetare e gruas dhe disa lapanjoze si puna e B. Bukshkales, e ca langove te tjere jane vet shkop dhe vet zot.Nese doni me u ribashkue me Serbin keni Nexh Spahine apo Zbaton Haxhine dhe Halit Palloshin. A e dini se perse humoristi Al Bin nuk don me i formue institucionet sepse shpresoi se kendej do fitonte Adriatik Palla dhe do kerkonte zgjedhje te reja se bashku me Kosoven e kish me pas dashtun me u ba kryeminister edhe i Shqypnise se nuk mujt me nejt me kete grade te ulet kryetar kooperative.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dua Lipa ka bile poshte fustanit

            Ne s na dalin maloket tani, na duhen e Kosovaret tani hahaha. Po na qeverisen ata shkojme drejt bashkimit afrikan hahahah

            Përgjigjjuni
          2. b
            bashkimi per drejtesi

            Çfarë të mire pritet nga këta pushtetar .Me ketë garniturë të pushtetarëve, po përjetojmë varfëri të skajshme, ikje nga vendi, nepotizëm, çmime stratosferike, bllokade në të gjitha proceset shtete formuese, ngecje në njohje ndërkombëtare, kërcënime fyerje dhe korrupsion alarmant - alamet bllokim e shtangim në të gjitha veprimtarit e jetës politikë- shoqërore dhe ekonomike dhe paga dhe pensione mjerinë etj. Mos formimi të institucione ka për qëllim uzurpimin kolltukëve për të ruajtur anarkinë institucionale dhe MEGA korrupsion e plaçkitje. Kush pret që këta sidomos KM Kurti dhe Presidentja Osmanka – VV G A të zgjidhin situatën janë jashtë orbitës të mendjes njerëzore.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje