Më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, do të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila ka organizuar më herët tubime në Prishtinë dhe Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se protesta në Tiranë është e domosdoshme, pasi “gjeneza e UÇK-së është në Shqipëri”, duke kujtuar rolin e Shqipërisë në formimin e ushtrisë në vitet ’90.
Në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Gucati kritikoi qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti se për “inate politike” nuk po bënë aq sa duhet për të akuzuarit.
Ai falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme dhe veçanërisht kryeministrin Edi Rama, i cili ka ngritur çështjen në Këshillin e Evropës.
Gucati theksoi se Gjykata Speciale po devijon nga akuzat fillestare dhe po përpiqet të njollosë luftën e UÇK-së, duke e trajtuar si organizatë kriminale.
Ai hodhi poshtë akuzat për krime lufte, duke i cilësuar si propagandë serbe dhe ruse, dhe tha se “nuk e kemi as zakon, as në gjenezë të vrasim gra, pleq apo fëmijë”.
Gucati kritika ndaj qeverisë së Kosovës
Në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Gucati kritikoi qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti se po bën shumë pak, ndërsa Shqipëria po angazhohet më shumë në mbrojtje të çlirimtarëve.
“Kosova nuk është duke bërë aq sa duhet për njerëzit e vet që i ka në gjykatë vetëm për inate politike. Kur bëhet fjalë për shtetin, UÇK-në dhe kombin, Albin Kurti inatet politike duhet t’i lëri anash”- u shpreh ai.
Në përfundim, Hysni Gucati i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim që të bashkohen në protestën paqësore më 17 tetor në Tiranë.
“Kjo nuk është thjesht çështje e disa individëve, por është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe e vërtetës historike,” u shpreh ai.
Ate qe nuk e beri dot serbi, te armiqesonte Kosoven me Shqiperine, e beri qelbesira Albin. Natyrisht qe kjo s'mund te kaloj pa pasoja, pasi jane shkelur vijat e kuqe te mirekuptimit, ndaj secili ne fatin e vet.
Per ta ndare Kosoven,a per çfare po flet?!