Krisje në linjën Beograd-Moskë? Media serbe: Vuçiç e telefoni 3 herë, Putin nuk iu përgjigj

5 Korrik 2024, 11:50Rajoni TEMA

Krisje në linjën Beograd-Moskë? Media serbe: Vuçiç

Media serbe Nova.rs raporton për një krisje në marrëdhënien midis Beogradit dhe Moskës, të cilën e shpjegon me takimin e tensionuar në kryeqytetin serb midis Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zv/ministrit e Jashtëm të Rusisë, Aleksandër Grushko.

Sipas medias vendase, e cila i referohet burimeve nga qeveria serbe Grushko është larguar nga Serbia menjëherë pas përballje me Vuçiçin , i pakënaqur me epilogun e takimit. I ftuari nga Moska i anuloi obligimet e mëhershme të dakorduara në Beograd dhe shkak për këtë vendim ishte përgjigja e Vuçiç për pyetjen e rusëve, se si armët serbe kanë përfunduar në frontin ukrainas.

Vetë Vuçiç ka folur për takimin me Grushkon shumë pak, nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan se biseda me të ftuarin nga Moska ka qenë “e mirë”.

Një bisedë e mirë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushka. Edhe një herë i shpreha mirënjohjen time Rusisë për mbështetjen që i dha Serbisë në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së. Marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse i morëm parasysh dhe i vlerësuam si shumë të mira”, ka shkruar ai.

Mirëpo, sipas Nova.rs takimi nuk ka shkuar aq mirë sa e përshkruan Presidenti serb, pasi mysafiri nga Rusia nuk e ka pranuar argumentin se Serbia nuk ka ndikim se ku do të përfundojnë armët e saj pas shitjes.

Sipas burimit të Nova-s, palës ruse nuk i ka pëlqyer edhe fakti se vizita dyditore e Grushkos ka ndodhur pa mbulimin e duhur mediatik, gjë që Beogradi zyrtar e ka shpjeguar me faktin se janë nën presion të madh nga Perëndimi.

Atyre iu tha se situata ishte identike kur delegacioni ukrainas erdhi në Beograd, i udhëhequr nga shefi i diplomacisë së tyre dhe Olena Zelensky, gruaja e Presidentit të Ukrainës. Po ashtu u është vënë në dijeni se Serbia në këtë mënyrë dëshiron të tregojë se të gjithë janë të mirëpritur, por jo të provokojë asnjë nga dy palët ndërluftuese. Grushko pas takimit ka qenë i pakënaqur, ka vendosur të largohet herët nga Serbia dhe pas takimit me Vuçiçin t'i anulojë zotimet e marra më parë”, shpjegon burimi nga qeveria për median serbe.

Ata më tej kanë treguar se ndryshe nga raporti që Vuçiç ka me Sergej Lavrov, me të cilin ka arritur të shkëmbejë telefonata, Presidenti serb duket se ka humbur besimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin.

Vuçiç e ka telefonuar tri herë Putinin, por ai nuk ka dashur t’i përgjigjet. Është një lloj mesazhi dhe të gjithë e kuptojnë shumë mirë”, ka rrëfyer burimi për Nova.rs.

Pas publikimit të artikullit nga media serbe, Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëherë me një postim të gjatë në Instagram, ku mundohet të sqarojë se marrëdhënia e tij me Putin nuk ka ndryshuar.

Gjithçka që është shkruar është një gënjeshtër e zakonshme, dua t'i informoj qytetarët se ne kemi marrëdhënie shumë korrekte me Rusinë dhe se nuk kam tentuar asnjëherë të flas me Putinin”, ka shkruar Vuçiç.

 

6 Komente

  1. D
    Don Zoti nuk ndodh kjo:

    Nese ky lajm eshte i vertete, atehere mundet qe nen rrogoz ka avancuar pazari per ta futur direkt Serbine ne BE. Kosova fiton (perkohesisht) se futet ne BE si pjese e Serbise, Rezoluta 1244. Por Kosova humbet kur shpejt BE te disintegrohet. Pra fiton Kurti dhe derdimenet antishqiptare ne krye te VV.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lal

      Hahahahahahahaha . O Zot.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Zoti te rujte mend e kokes. Kosova eshte e pavarur. Nuk ka djale nëne shqiptare qe shprehet si ju.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriotizem pa baze o Shqiptar

          Po nese mot Trump thote qe do zbatoje Rezoluten 1244? Kosova eshte veteshpallur e pavarur, bravo per kete. Milet, ruhuni nga shqiotaret patriote fallco ose te paditur.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shpetim G.

          @Don... Ke shume te drejte. Rusi dhe serbi gjithmone ja kane patur me te futur njeri tjetrit. E kane dredhur sipas interesave te tyre dhe kane pare punejn e vet kur interesat nuk perputhen. Vetem te kujtoj se si rusi e "la ne balte" Serbine kur u sulmua Nga NATO. Forcat ruse qe mbronin aerodromin e Beogradit u terhoqe...etj... Kjo eshte aq e vertete sa serbet e kane gdhendur ne fjalet e tyre popullore: mjere ata qe "rus brani i grk hrani"..(rusi i mbron dhe greku i ushqen)....

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Ne fakt ndodh e kunderta ne qofte se Putin eshte i zemeruar. Per mendimin tim,Vuçiç ne Serbi mePutinin kunder,duhet te ndryshoje radikalisht politiken e tij,gje qe nuk besoj se e deshiron,sepse perkthehet ne fillimin e funditcte tij,retorika e tij eshte bazuar gjithmone me forcimin e nacionalisteve me shtimin e fondeve per armatim,gjithnje nen krahet e Rusise se Putinit me nje retorike kercenuse te drejtperdrejte edhe te deleguar nepermjet njerezve te tij si Dodik ne Bosnje dhe elementet e Radojçiçit ne lista serbska ne Kosove.Duhet ndjekur me shume vemendje veprimet e Vuçicit tani e tutje,sepse mund te destabilizoje situaten per ti treguar Putinit besnikerine e tij!! Ajo qe i intereson Putinit nga Vuçiçi dhe Vulini,eshte qe ne permjet Serbise bota perendimore te mos perqendrohet e gjitha mbi Ukrainen,i duhet nje konflikt ne rajonin tone,prandjaj,injorimi i Putinit ndaj Vuçiçit,mund te shtyje nje rrjedhe te rezikeshme ne rajonin tone nepermjet Serbeve!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje