Kriza politike në Serbi: Vuçiç hap rrugën për zgjedhje të reja, por kundërshton me forcë qeverinë teknike

6 Shkurt 2025, 09:40Rajoni TEMA
Kriza politike në Serbi: Vuçiç hap rrugën për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të pranojë krijimin e një qeverie teknike apo tranzicioni, ndonëse ka shprehur gatishmërinë për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Deklarata e tij vjen në një klimë tensioni politik të shkaktuar nga protestat masive në vend, pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

“Nuk do ta jap kurrë dorëheqjen dhe nuk do të ketë qeveri teknike apo tranzicioni. Do të ketë vetëm qeveri serbe,” u shpreh Vuçiç gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij.

Ai i cilësoi protestat e fundit si të nxitura nga “shërbime të huaja sekrete” dhe theksoi se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës janë zgjedhjet dhe referendumi.

Protestat, të cilat kulmuan me bllokimin e tri urave mbi lumin Danub nga dhjetëra mijëra qytetarë, u organizuan nga studentët dhe qytetarët që kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike për shembjen tragjike të tavanit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, që mori 15 jetë tre muaj më parë.

Opozita dhe studentët kanë refuzuar idenë e zgjedhjeve të reja pa një garanci për kushte të ndershme dhe transparente. Sipas analistit politik Dusan Spasojeviç, mungesa e një pale neutrale, si Bashkimi Europian, e ka komplikuar situatën, pasi BE-ja deri më tani ka qëndruar pasive ndaj krizës.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten, studentët po diskutojnë hapat e ardhshëm të lëvizjes së tyre, duke shqyrtuar mundësinë e përshkallëzimit të protestave. Një vendim për strategjinë e mëtejshme pritet të merret në mbledhjen e tyre të radhës.

1 Komente

  1. S
    Studenti pallë kari i dhjetorit, zagar i Salës

    E patëm edhe ne një lëvizje studentësh në 2019 po u shua dhe me të drejtë sepse debilët studentë bënë gjithatë zhurmë vetëm që provimet t'i jepnin kur t'ua donte bytha dhe të punonin për të bërë lekë ndërkohë te resortet e Samirit në Dhërmi e Palasë. Mua si prind dhe rrogëtar nuk më rruhet shumë kari për hallet e dembelëve të këtij lloji. Dhe tjetra, më e fëlliqur akoma, ishte që studentët pritën me gëzim të madh në protestat e tyre tipa të tillë si Monika, pronarja e maçokut Sasha me vilë private me 5 hale, Sala, ai kryegjakpirësi me teserë të PPSH që grabiti paratë e popullit në 1997 dhe hapi zjarr kundër demonstruesve në 2011, Ballinjtë at e bir, tipa kryeparazitë e kush i mban mend sa e sa qenër të tjerë. Po të kishin bythë e zemër studentët tanë putana mund të ishin ngritur kundër fenomeneve të tilla të fëlliqura si pedagogët që japin mësim te privati dhe braktisin mësimin te shtetëtori, ku marrin rrogën me taksat e mia, pranimet në trupin mësimor të tipave të tillë të dyshimtë si Agron Gjekmarkaj e Mark Marku. Prandaj, ju studentët shqiptarë që trasheni kafeneve natë e ditë shkofshi në pidh të mamakave tuaja!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje