Kurti: Beogradi solli ushtrinë 4 herë në kufi me Kosovën, na duhet shtysë për integrimin në BE

4 Mars 2024, 12:32Rajoni TEMA
Kurti: Beogradi solli ushtrinë 4 herë në kufi me Kosovën, na

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të tij duhet t’i jepet shtysë drejt integrimit evropian, si përgjigje ndaj “kërcënimeve të sigurisë”, që sipas tij, vijnë nga Serbia.

Gjatë konferencës “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, Kurti tha se sa i përket Serbisë, që e cilësoi si “regjim autokratik”, duhet të përdoret qasja e njëjtë që Bashkimi Evropian dhe NATO kanë përdorur ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Ai tha se BE-ja dhe NATO-ja iu përgjigjën drejt pushtimit rus të Ukrainës duke pranuar në aleancë Finlandën dhe Suedinë dhe duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, shkruan REL.

“Kërcënimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohen duke përdorur të njëjtën qasje, pra duke i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Kurti.


Kryeministri Kurti tha se gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij, Serbia solli katër herë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën, “sponsorizoi terroristë dhe vazhdimisht shpërndanë gënjeshtra dhe narrativë të rremë për të justifikuar aktet agresive ndaj Kosovës dhe rajonit”.

Këto deklarata të Kurtit janë referencë për tensionet e rritura në disa raste mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ngritje barrikadash në veriun e Kosovës nga serbët lokalë për shkak të disa vendimeve të Qeverisë në Prishtinë, por edhe për një sulm të armatosur të një grupi serbësh ndaj Policisë së Kosovës. Sulmi në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e kaluar la të vrarë një polic të Kosovës dhe gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova për sulmin në Banjskë, që e cilëson terrorist, e ka fajësuar Serbinë, por Serbia ka thënë se nuk ka gisht në të.

Gjatë konferencës, Kurti foli për integrimin evropian dhe atlantik të Kosovës dhe tha se ky rrugëtim nuk mund të bëhet pa mbështetjen e miqve të saj ndërkombëtarë, por as pa reforma të brendshme.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 2023 dhe për në BE në fund të vitit 2022.

Megjithatë, në asnjërën prej këtyre proceseve integruese nuk është shënuar përparim dhe Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat.

“Mungesa e përparimit në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me mungesën e demokracisë dhe mbrojtjes së fortë të të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, por në sjelljen e një regjimi autoritar sepse Serbia nuk është e interesuar për anëtarësim në NATO apo BE. Ajo kërkon të bllokojë përparimin e gjithë rajonit, duke frenuar të gjithë rajonin”, tha Kurti.

 

6 Komente

  1. l
    llazi usa

    Kush je ti qe i jep urdher europes per ne bashkimin europjan, kur ti nuk zbaton as edhe nje direktiv te saj, yyyyt zagar i Sali Berishes

    1. P
      Prec Ulaj

      Albini eshte aty per te mbajtur ndezur sherrin, te mos arrihet Pamvaresia e Kosoves nga asnje shtet. I izoluar, po kryen te njetin roll si Sali Berisha, me thirrje anarkie, ky eshte Albini, po demton rende Kosoven, po e ben Palestinen e Europes.

    2. V
      Vezet Rehas

      Kurti eshte Oportunist i Qelbur, punon me direktivate Athinese dhe Beogradit(Rusis). Zgjohuni ngaky Manipulues i felliqur.

      1. D
        Dardani i Ri

        He ore lepurush katundi, ty vetëm kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha të ka mbnetur mik. Të gjithë të tjerët, euro-amerikën dhe trojet shqiptare i ke deklaruar armiq. Ti je njëri ndër shqipfolësit, më antishqiptarë të të gjitha kohërave. Shko andej nga Athina, ndoshta, si antishqiptar që janë, të hedhin ndonjë kockë.

        1. N
          Nuk i vijne mend kollaj ktij .....

          Cka ndodh me ket sovranistin e VV?!

          1. T
            Turp te ken ato te VV

            Kurti e ka mbyll ciklin e tij politik e jo vetem. Organizata e tij trushplare VV tregoi sa te pamundur jane gjysa e Kosoves me bo shtet. Por ani, do ta vujn ket per nji koh. Pastaj do turren per Shqipni nje pjese, e pjesa tjeter per Serbi. Keshtu do shkrihet VV pjella e Rusise.

            Lini një Përgjigje