Kurti: Do të punojmë ngushtë me SHBA-në drejt normalizimit të raporteve me Serbinë

10 Janar 2023, 15:54Rajoni TEMA

Kurti: Do të punojmë ngushtë me SHBA-në drejt normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.

“… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por tha se Serbia e ka refuzuar atë, dhe se tash do të duhet që “të gjithë të merren me ta”.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së.

Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në këtë plan nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Një muaj më herët, më 11 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kurti tha gjithashtu se vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është më shumë se e mirëpritur ngase vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i pushtimit rus të Ukrainës – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë pas./REL

 

 

5 Komente

  1. K
    Kosova

    Tani u kujtove o i pabythe, tani qe te erdhi veza te bytha?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpetimi

      I dashur Kosova "i pabythi" prap e ka lene shtegun e hapur sepse si gjithmone, mbas premtimit, ka vene nje por....

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      Megjithate jeni Ju qe do te mbroni te drejtat e Kosoves. Mos u mbani shume tek Amerika. Nese leshon asosacionin te pa shoqeruar me njohjen nga ana e Serbise, problemet do te eskalojne edhe me keq, pasi serbet do ti shtojne gjithnje kerkesat e tyre per te arritur ne qellimin e tyre qe eshte mosfunksionalizimi i Kosoves si shtet i pavarur duke i nxjerre pengesa ne te gjitha drejtimet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi Anamalit

        Jo, i paska hy preshi dhe tash nuk mund ta lëvizë bith.n se ia paska koqit qafën. Përsëri nuk i besoji sepse deri më sot ama bash asnji premtin nuk e ka mbajt dhe realizuar dhe për të gjitha dështimet /që janë vërtetë shumë/ akuzon analfabetëtë e vetë fuksional e kurrsesi vetin!.

        Përgjigjjuni
        1. F
          FlamurnStruga

          Kakarisin nga koteci por nuk e kuptojne a eshte Dite me Drite ose Nate me Erresire.Me shum duhet besuar kjo e dyta.Keshtu si keto thone edhe armiqet shekullor rusoserb,dhe ketu sikur qetesoj shpirtin ngase nje shqiptar-e,e lindur dhe e rritur nen skllaverine sllave,nje viktime i vrare i persekutuar i debuar nga kolonizatoret,nuk mendojne dhe nuk shprehen kunder vetvehtes.Qeveria e Albin Kurti Vjosa Osmani ,per momentin jane nje busull e vertete orientimi te cilet Republiken e Kosoves sebashku me aleatet tane besnik (SHBA,Gjermani!Angli)e kane orientuar drejt realizimeve dhe deshirave te te gjitha gjeneratave qe kane luftuar per Liri,dhe Bashkim Kombetar....te jemi te sigurte 100%se tani e kemi nje Qeveri te kompletuar dhe e afte per interesat tona kombetare......ne duhet te jemi vigjilent ......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje