Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka hedhur hapin e parë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend, pasi Vetëvendosje dështoi 8 herë radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare dhe opozita e refuzoi kandidaten e përzgjedhur prej tyre.
Këtë të mërkurë Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku dhe kreut të PDK, Memli Krasniqi, ku i fton në një takim konsultativ me qëllim konstituimin e Kuvendit të ri.
Në letrën e Kurtit theksohet nevoja për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren përkatëse.
Takimi është caktuar të zhvillohet ditën e nesërme, nga ora 08:30, në sallën N-204 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, para seancës së radhës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.
Kurti shpreh shpresën se ftesa do të pranohet pozitivisht, duke e përmbyllur letrën me një përshëndetje të përzemërt.
Seancat për konstituimin e Kuvendit kanë nisur që nga 15 prilli, por forcat politike kanë dështuar tetë herë radhazi deri tani, pasi kandidatja Albulena Haxhiu nuk i ka 61 votat që duhen për të marrë detyrën.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.
Vetëvendosje ka dalë fituese me 48 deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu deri tani i ka marrë 57 vota pro.
PDK dhe LDK kanë deklaruar votën kundër Albulena Haxhiut pasi ish-ministrja e Drejtësisë shihet prej tyre si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore dhe partia e Kurtit ka refuzuar deri më tani të propozojë ndonjë kandidati tjetër.
Kurti është nr.2, pas kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, si antishqiptar.
Si qytetar dhe shqiptar qe e dua vendin dhe kombin sikur te isha ne vend te Abdixhikut dhe Krasniqit nuk do shkoja per asnje çmim ne ate takim tashme te shumvonuar,arsyet jan te shumta por me kryesorja eshte pse ska ftese edhe per Ramushin e pse jo edhe per Limajn, pastaj pse u dashka te takohen ne sallen N kur çdo dy dite jan takuar ne kuvend dhe as qe i ka pershendetur asnjerin nga kryetaret e partive shqiptare,shpresoj qe tmos i duket vetja qoban dhe ti traiton ata siq i do si hajvanat.
Bravo, jo takim me Kurtin.
Ish-kryeministri Bajram Gulinovi nga radhet e PDK ne nje gjendje politike si kjo tash, thoshte: Do te vazhdojme keshtu deri ne infinit, deri sa ti bejme numrat. Kjo metode pat funkcionuar, e me siguri do te funkcionoj edhe kesaj here.