
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth tensioneve Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu edhe për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se përpjekja e tij ishte për të krijuar botën ruse në Ballkan.
Ndërsa përsa i përket rastit të Milan Radoiçiç, Kurti e ka quajtur si marrëveshja e Pablo Escobar me presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.
“Nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.Serbia dëshiron statusin e "Rusisë së vogël" në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet "Bjellorusia e vogël".
Në vitet 1990, Vuçiç mbrojti idenë e një "Serbie të madhe", të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e "botës ruse", e quan "bota serbe". Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe”, tha Kurti në një intervistë për Probjeda të Malit të Zi.
Kurti komentoi edhe marrëveshjen midis Radoiçiç dhe Vuçiç, ku i krahasoi lidhjet e tyre si marrëveshja e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.
"Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët.
Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti.
Ik mor pleher por degjo keshillat e nderkombetareve se do vij serbi e te ju perdhunoj perseri, nje zot e dine sa nipat i kane serbet ne kosove vetem qe nga lufta po llogaritur fillimet , Albin kurva ti po ndjek rrugen e nje tradhetari te mirfillet qe ka kosovo