“Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri

16 Shtator 2025, 22:26Rajoni TEMA
“Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit Albin Kurti do i bien maskat në veri.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazi u shpreh se ai ka dashur të manipulojë, por sipas tij, do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës.

“Kurti më 12 tetor, do i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut.

Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE, do vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do i kthehen strukturave.

Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale.”, theksoi ai.

3 Komente

  1. a
    astrit

    Te mos duash mendesine Kurti per formen e qeverisjes eshte nje gje qe eshte normale ne politike, por nuk ka shtet ne bote qe pranon qe pjese te teritorit te saj te mbizoteroje anarkia e separatizmi e te mos reagoje. Politikanet e Kosoves po na tregojne se jane ne politike per ambicjet e tyre e jo per ndertimin e nje shteti normal.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkurt Shqip

      Titani ka pranue ministri e punëve të jashtme të serrbisë si ministër të përbashkët edhe për shqiperi. Ka pranuar si valutë të përbashkët dinarin serrb, apo do hale me të numrue. Si është ndryshe kapitullimi ndaj serrbisë. Ahmet Zogu është kthye në front pas rrëzimit nga Fan Noli me ushtrinë serbe të Pashiqit në Durrës, si është tradhëtia ndryshe. Edi jevgu t'a pranoi open Ballkanin me në krye serrbinë me Kosovën brenda serrbisë, çka dashtë me pa tjetër. Kurse akuzoni Saliun për një cisternë naftë edhe atë pikërisht në kohën e tij socialistët e Nanos i kanë bërë ato tregëti në të zezë përgjatë kufirit me malin e zi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkurt Shqip

        Ju po harroni se Enverin e kanë katapultuar milladini e mugosha në fund të vitit 45 në PKSH. Dhe deri 48-ten përmes Fadilit kanë manipulue me të si kanë dashtë. Sa ballisti është vrarë në Shqipëri e Kosovë pikërisht nga Enveri e Fadili me kërkesë të PKJ. Bile brigadat partizane të Enverit janë dërgue edhe në Kosovë për ndihmë në eliminimin e ballistëve. Mos të gaboj në shifra veq besoj se jo zyrtarisht nga vitet 45-48 janë mbi 30 mijë kosovarë të eliminuar si kundërshtarë të socializmit serbo-rus (lexo si kundërshtarë të Enverit e Fadilit) . Në Shqipëri numri i të eliminuarve gjatë asaj kohë mund te jet shumë më i madh se ai në Kosovë. Per tivarin mos të flasim, komplet vepër e Fadilit dhe Enverit me çetniket serrbo-malazez me mal të zi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje