Kush është sekretari i mundshëm amerikan dhe cilat janë marrëdhëniet e tij me Kosovën?

12 Nëntor 2024, 10:49Rajoni TEMA
Kush është sekretari i mundshëm amerikan dhe cilat janë

Nga Armat Matoshi

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin republikan nga Florida, Marco Rubio, në pozitën e rëndësishme të Sekretarit të Shtetit për katër vjetët e ardhshme, ka raportuar të martën New York Times. Rubio ka pasur lidhje me Kosovën që nga fazat e para të karrierës së tij politike.

Ai ka qenë aktiv në fushatën presidenciale të Bob Dole në vitin 1996. Dole, një figurë e njohur e politikës amerikane dhe kandidat republikan për president, ka qenë avokues i zëshëm për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në vitet 1998-1999, dhe një nga politikanët më të fuqishëm amerikanë që ka lobuar për ndërhyrjen e NATO-s.

Rubio, në një fjalim të publikuar në uebfaqen e tij zyrtare, në shtator të vitit 2011, duke folur për sukseset ushtarake të Shteteve të Bashkuara përgjatë historisë, kishte përmendur shkurtimisht edhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s, dhe rolin e veçantë të Shteteve të Bashkura në Kosovë, në fund të dhjetëvjeçarit të shekullit të kaluar.

“Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe forca të tjera të liga sikurse spastrimin etnik [në Kosovë] nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak”, kishte deklaruar Rubio 15 vjet më parë.

Rubio kishte zhvilluar një takim me ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2018. Në bazë të njoftimit të Presidencës së Kosovës, ata kishin biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë… Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, kishte deklaruar atëherë Thaçi.

Në kohën kur tensionet ishin ngritur në nivele shpërthyese në rajon, posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, në mars 2022, përmes një letre dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, ai bashkë me senatorë të tjerë kishte bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të mbajnë një fokus më të madh në Ballkanin Perëndimor, kundër ndikimit të Rusisë.

“Ne ju inkurajojmë të ruani fokusin në Ballkan, ku Rusia ka luajtur prej kohësh një rol destabilizues për të penguar aspiratat për anëtarësim në NATO. Përderisa Ukraina duhet të marrë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund të humbasim fokusin në këtë rajon ku NATO ka luajtur prej kohësh një rol kritik në ruajtjen e paqes”.

Ndryshe, emri i Rubio është përmendur vazhdimisht në javën e fundit, krahas ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi nën mandatin e parë të Trump, si njëri prej figurave në krye të diplomacisë amerikane në administratën e ardhshme.

26 Komente

  1. Y
    Yp Xhixhi

    Hej dreq, mos ka ndonje gabim...nuk do jete Sekretare Shteti e Trump ajo "Aktivistja" Kokakarja?

    Përgjigjjuni
    1. G
      G 1001

      E kush e qi kete debilen Kokakaren qe ben llap llap neper gazeta e intervista se gjasme eshte teper e rendesishme te republikanet …kete nuk e qi asnje ne USA …kjo eshte dava tellalli dhe lobon shuma te medha nga bizneset e te shoqit per nje fato me anetare te gardes republikane dhe me vone te shantazhoje politikanet tane ngordhesire qe vdesin per pak meshire ….kjo eshte gjith e verteta shoku….eshte e pa llogaritshme ne USA …nuk e pjerdh njeri nese ron apo ka vdekur ….

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec ulaj

        Kokalari thjesht eshte nje femer telendare, kete e perdor per shantazh. Ka 20 vjet qe nuk ben seks, e eksiton politika.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Kokalari eshte thjesht nje zonje e nderuar dhe e guximsheme. Ajo ka nje te mire se ato qe ka per t'i thene t'i thot ne sy. Nuk ka frike. Kete ka bere edhe me Sali Berishen e cila ja ka plasur surratit te gjitha ato te keqija qe ka ai.

          Përgjigjjuni
      2. .
        .....

        Aman po kush ja fut debiles kokpalare/angelakis. Ajo bredh nga mbrapa mos kap ndonje kocke. Po nje mut do marre.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Rubio is a good guy in all aspects.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Analistët kosovar me ato që shkruajnë, të krijojnë bindjen sikur do ishtë më mirë që Sekretarin Amerikan të Shtetit t'a zgjidhte Kosova.Ata nuk marrin në konsideratë faktin, se Sekretari i Shtetit nuk është asgjë më shumë se implementues i politikave të Presidentit. Dhe kur është fjala për presidentin e zgjedhur Trump, kjo është akoma më e theksuar. Zoti Trump i vë shumë rëndësi besnikërisë, kur dihet që një nga format e shprehjes së saj është bindja e verbër ndaj mendimeve të tij. Ndaj analisti i nderuar duhet të ketë durim dhe të presë derisa të emërohet sekretari, jo të flasë sipas parimit "do bëhen dardhat sivjet me që më haen mua."

            Përgjigjjuni
          2. T
            Toni

            Prap me fat Albin savra qe lepin buzet , se te ishte kantidat i mundeshem miku i serbeve Grenell do ta shikonte Bini sa do i vlente lekura ….vec nje gje eshte per tu pare , te gjithe kata jane qenushet e Putinit , i perdor Putini si te doje …..

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anc

              Prit prit se keto jane shkrime te cnn dhe New York Times. E vetmja gje e besushme eshte se shkruajne ne alfabet latin. Gjithe pjesa tjeter eshte fake news.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drini

                Bini kontrapedali dhe gerdalla duhet ti vene bythes tap e te kontrollojne pordhet kete here. Ska me tju thote gerdalla amerikanve naiva se ja bejne breket flamur gerdalles.

                Përgjigjjuni
              2. R
                RAIFI

                Kosova është në të drejtën e saj,e ka ndihmuar po Amerika.Në fakt Amerika e ka ndihmuar për tu futur në Shqipëri për të eliminuar mundësinë që ruset apo kinezet të zbarkojnë .Me tu fut në Shqipëri amerikanët filluan të "ftofen" nga Kosova dhe të ndihmojnë Serbinë.Shqipëria në vend që të reagonte për të ndihmuar Kosovën filloi të ndihmon Serbinë.Por të mos harron Edi Rama se luftërat e Kosovës e kanë krijuar Shqipërinë dhe Kosova është ajo që e ka mbrojt prej Serbisë.Po ra Kosova Serbi për tri orë del në Durrës dhe pritet me lule.Edhe një gjë kosovaret luftojnë patën e spatën miqë e vëllëzer.Luftës për çlirim nuk ia kanë nisë me shpresë në Amerikë apo në Shqipërinë që mbi 100 vite të gjitha qeverit kanë qenë pro serbe.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bimi

                  O Raif, po mbaje pak veten mor Burre se nuk mendoj se eshte krejt keshtu si thoni ju! Nuk e kuptoj pse i fryni percarjes ndermjet Shqiptareve...politike e vjeter e Sllaveve... percaj e sundo.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drini

                    Ne jugosllavi ke ngrene mut o Ralf e si jugosllav po shkrun.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Drini,muti të bëhet mirë,por lidhur me Jugosllavinë po të tregoi se çdo familje në Shqipëri ka përcjell TVBeogradin ndersa në Kosovë TVShqiptar.Këtë e kam par me sytë e mi në shumë qytete të Shqipërisë që nga 1991 kur kam vizituar Shqipëri ë.Propaganda serbe u është fut në çdo familje atë as që mundohet kush ta mshef.Mësohu të shkruash me fakte nëse ke se po e mbushe gojën mut nuk fiton gjë.

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      RAIFI

                      Bilisht,politika sllave ka arrit të futet në Shqipëri në të gjitha poret e jetës,Rama në forume nderkombtare mbron Serbinë dhe shanë Kosovën,pastaj martesat e vajzave shqiptare me serb,muzika serbe në çdo lokal në Shqipëri,po kush ia dhe Begoviqit çelësin e Tiranës.Deri kur Kosova duhet të mbrohet prej tradhtisë shqiptare.

                      Përgjigjjuni
                    3. P
                      Piro

                      Kur serbi i vuri para me 1999, kosovaret u strehuan në shqipëri. Dhe mesa di ata nuk e harrojmë ate kohe. Kështu ka ndodh dhe me pare se jemi një komb. Ne jemi kaq të vegjel sa veç e veç nuk rrojmë dot. Raif mos nxirr kaq shumë vrer.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pollogasi

                        RAIF, pa të keq, nga SHQIPËRIA lindi Dardania e lirë, ose jemi mish e thua

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Polligasi ,para se të kesh të drejt ti,kam unë si duket.Luftrat e kosovareve khnder Turqisë kanë sjell kushtet për Pavarsinë e Shqipërisë ,Qeverinë e Ismail Qemalit e kan mbrojtë 400 kosovaret e Isa Boletinit,meqenëse vendasit deshën ta hidhnin në det.Kjo që thash shkruan në një libër historie të botuar në Shqipëri edhepse në Kosovë kjo ka qenë e njoftuar në të gjitha meset.

                          Përgjigjjuni
                        2. R
                          RAIFI

                          Kosovaret më 1999u strehuan kudo nëpër botë natyrisht se në tokën mëm më shumë.Nuk u ka mbet kush borxh,se çdo familje që ka pas kosovar ka marr nga 200 marka nga Kryqi Kuq nderkomtar.Ndoshta s'duhet përmend por shumë kosovar kanë paguar qera deri në 500 DM për një dhomë,siq ka pas shumë familje që kanë banuar falas.Bile në Tiranë një tregtar mbante pa lekë tri familje kosovare me banesë e ushqim dhe të tria familjeve j jepte edhe lekë lër të pir kafe e felefonata,por jo pak.Unë kam paguar 500 DMnë muaj në Tiranë megjithatë pas lufte e kam vizituar at familje dhe e kam thirr të më vizitoi në vendbanimin tim dhe Kosovën.Me tha nuk mundem se të kam marr lekë.Nuk po nxjerr vner po po e tregoi me dhimbje një të vertet të hidhur.

                          Përgjigjjuni
                        3. R
                          Remo

                          Raif turku i mutit, kur e lexova artikullin, shpresova mbase vjen Rubio si sekretar shteti sepse cdo gje pritet nga psiko Trampi por kur lexova komentin tuaj ne vazhden e komenteve te perditshme te vetevreroseve, thash, dashte zoti dhe e merr Grenell beqiri kete post..Atehere, te pafsha rrugeve te Shqiperise zvarre si nje ROBQIR.. Mosmirënjohjen, e keni dhunti, e keni ne gen jo vetem me Shqiperine, por me te gjithe boten perendimore qe ju shpetoi nga shfarosja dhe ju beri shtet o vemje te Kurt pashes, po po, eshte ajo Amerike qe ju e tallni "Amelike", apo u ka zene barku nga frika?!.me vjen keq vetem per familjet e ish luftetareve te Uck-se, dhe idealisteve qe donin nje Kosove te lire e demokratike, per ju te tjeret, si palestinezet ju pafsha. Pthuuuuuuuuuuuu turkosperme!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Daullxhiu

                            Remo si me e shkrujt vet kete çfare ke shkruar. Pjesen me te madhe te kosovareve te Albin serbise e ka trullosur VVC-ja , ju merr mendja se komandojne boten.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RAIFI

                              Le të vie kushdo në Amerikë e në Shqipëri ne jemi ata që luftojmë e çlirohemi.Tani Shqipëria publikisht brenda vendit por dhe në forume nderkombtare po e përkrah Serbkn kunder Kosovës,por ti rrini lesht Kosovës,o agjentë serbë që po u martohen vajzat çdo ditë lër serb pleq,se tek e fundit keni një gjenezë.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lani

                                Turp Raif!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fiar

                                  O Raif o koke loqe edhe pse u çlirove perseri mbete koke loqe!

                                  Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tironci

                              Me sa duket non grata nuk po u hiqka. Te shikojme si do cfryhet sot monstra ne penxhere.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E drejta

                                Me sa shkruajne gazetat ne USA telefontat e para ishin me Orbanin e hungaris dhe Vucic te serbise. Tani perfundimet do ti shikojme

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje