Një aksident i rëndë është raportuar mëngjesin e djeshëm në Kipseli të Greqisë, ku humbi jetën një 18-vjeçar me origjinë shqiptare.
Mediat greke raportojnë se aksidenti i frikshëm u regjistrua në kryqëzimin e rrugës Kipseli-Zakynthos, ndërsa mësohet se në aksidentin tragjik u përfshinë dy motomjete, që po lëviznin në të njëjtën korsi.
Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë. Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë.
Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Lini një Përgjigje