Lajçak “nuk dorëzohet”: Do përgatis takim tjetër Prishtinë-Beograd në Bruksel

7 Tetor 2024, 14:08Rajoni TEMA
Lajçak “nuk dorëzohet”: Do përgatis takim

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak njoftoi se këtë javë do të fokusohet tek përgatitja e takimit të radhës me kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Zyrtari i ngarkuar nga BE-së me mbarëvajtjen e procesit të dialogut, theksoi dëshirën për të organizuar takimin në javët në vijim, pavarësisht dështimit të përpjekjeve të mëparshme.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qe nga viti 2011. Përveç në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qe nga shtatori 2023, kur ndodhi sulmi terrorist serb në Banjska, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Duke folur nga Budva në Mal të Zi, pak ditë më parë, Lajcak u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.


Ai kujtoi edhe një herë se si dy vendet arritën marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, por tani 18 muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj. Lajçak i pati ftuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin në 17 shtator, por përballja u zhvillua vetëm në formatin bilateral, për shkak se sipas Qeverisë së Kosovës, pala serbe refuzoi të merrte pjesë në një takim trepalësh.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Nuk mund të dorëzohet, se atëherë duhet të dorëzojë detyrën. Pastaj, mbetet edhe me borxhe para Vuqiqit, e ai s'të fal. Lajçaku e di.

    Përgjigjjuni
    1. H
      HUMOR I KLLOUNIT T' KURVES PLAK LAJKAK

      KA VETEM NJI SJELLJE KUNDREJT KTIJ KLLOUNI FILOSERB = INJORIMI TOTAL

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Lajçak “nuk dorëzohet”: Do përgatise nje takim tjetër Prishtinë-Beograd në Bruksel, sepse u dorezua Al Bin Kurt Pasha t'ia ktheje Kosovon Serbise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje