Që nga liberalizimi i vizave, mbi 7 mijë serbë nga katër komunat veriore janë pajisur me dokumente të Kosovës.
Këto shifra i ka bërë publike, drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, në një intervistë për Kosovapress.
“Diku rreth 4 mijë qytetarë janë pajisur me letërnjoftime. Ndërsa, me pasaporta që në mujorin e parë janë pajisur diku rreth 3 mijë e 200 qytetarë”, tha Camaj.
Ndërkaq në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sipas Camajt në përgjithësi rreth 270 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta dhe afro 130 mijë të tjerë me letërnjoftime.
“Kërkesat për pajisje me dokumente që nga janari kanë shkuar në ngritje, kështu që këtë vit kemi rritje të kërkesave. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë aplikuar diku rreth 125 mijë e 143 qytetarë për letërnjoftime. Ndërsa, për t’u pajisur me pasaporta, diku kanë aplikuar 263 mijë e 850 qytetarë”, shtoi.
Përveç këtyre, Camaj theksoi se në muajt e parë të këtij viti, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për dokumente, procesi shkonte më ngadalë, por tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit.
Po ashtu, ai u shpreh se nga viti 2011 deri në 2020-n, janë konvertuar mbi 18 mijë patentë shoferë nga qytetarët serbë.
SHUME ESHTE PO QE SE MARIM PARASYSH QE NJA 700.000 KETO VITE KANE BERE PASAPORTA SERBE,,,FALE ALBINDENOVICIT POR EDHE RAMUSH HAJDARIT QE PER KACORRIN NUK LEJOJI TE HIQEN VIZAT DHE NE FUND KACORRIN E DHA PA ASNJE PERFITIM ME VONE ....(NDJESE PO VETEM PO KA MARE SA EURO,NDRYSHE NUK SHPJEGOHET)